Nga Agron BERDAJ

Askush nuk duhet të çuditet nga agresioni tinzar dhe i egër i neokolaboracionistëve  ndaj LANÇ, që kohët e fundit është shtuar së tepërmi .

Vendet me demokraci  të vërteta i kanë larë hesapet me  fashizmin dhe pinjollët e tyre , ndërsa në Shqipëri këto njolla të zeza  fashiste  dhe kolaboracioniste  jo vetëm se ekzistojnë , por ato herë pas here ngrenë kokën ,rigjallërohen dhe godasin pa mëshirë historinë e LANÇ dhe heronjtë e saj .

Nga debati i fundit mes  neofashistave dhe mbrojtësve të vlerave të historisë dhe luftës antifashiste nuk mund të lihen pa evidentuar si më kryesore edhe dy probleme: Së pari neofashistët shqiptar edhe pas 75 vjetëve  ende janë aktivë, të  organizuar, duke  kryer atentate dhe vrarë ndërgjegjen kombëtare . Strategjia e tyre është që LANÇ,në pamundësi për ta mohuar , padrejtësisht t’i japin asaj ngjyrat e një lufte civile , si mënyra e vetme për të fshehur tradhëtinë dhe krimet kolaboracioniste,si bashkpuntor të fashizmit .

Në interes të kësaj politike djallëzore ,ata kërkojnë që kriminelët e luftës t’i shpallin si heronj dhe heronjt e vërtetë t’i shpallin kriminelë,fitimtarët si humbës dhe të  mundurit , fitimtar , pushtuesit si miq dhe ushtrinë partizane dhe aleatët e saj , si armiq  . Ata ,në vend  që përvjetorin e  75-të fitores mbi fashizmin ta përdorin si  një pikë reference për pajtim kombëtar  ,  t’i kërkonit popullit dhe historisë  falje publike për turpet dhe krimet e kryera nga të parët e tyre ,ata bëjnë të kundërtën ,kërkojnë revansh ,duke u shfaqur si një rrezik real dhe serioz për demokracinë dhe sovranitetin e vendit .

Dhe së dyti :Përballë agresionit të këtyre forcave regresive neofashiste në vend shikojmë të shfaqet një opinion shoqëror ,anemik i stërlodhur ,indiferent dhe i pa organizuar dhe veprues . Grupet shoqërore që i mbrojnë vlerat e LANÇ,u besojnë më tepër thirrjeve ,deklaratave ,ankesave të përsëritura ndaj qeverive ,por duke lënë mënjanë aksionin brënda standarteve demokratike ,nevojën urgjente për t’u shëndërruar në faktor dhe forcë vepruse .E veçanta  në këtë debate të fundit  ishte thirrja që I bëhej  Kryetarit të PS dhe Kryeministrit të vendit Edi Ramës ,që ky ta ndajë mëndjen dhe qëndrimin ose të mbrojë vlerate e LANÇ , ose  të rreshtohet hapur në krahun  me kolaboracioniste . Dhe kjo përbën një çudi , pasi ç’rëndësi ka një denoncim publik i Ramës ,kur qëndrimi I tij deri më sot  tregon se është më tepër një kolaboracionist dhe më pak përkrahës i luftës partizane .Themi më shumë kolabëracionist se dihen bëmat  dhe investimi i tij ndaj këtyre forcave të errëta politike dhe nënvleftësimi ekstrem i luftës partizane .Edhe në ato raste kur ai u shkel syrin  mbrojtësve të vlërave të luftës partizane ,bëhet për interesa të ngushta elektorale ,për vota dhe për asgjë tjetër .A e keni parë ndonjëherë atë të mbrojë LANçdhe heronjt e saj ,të bëhet pjesë në ngjarjet përkujtimore , mirëmbajtjen e simboleve të kësaj lufte ,të pozicionohet ndaj përdhunimit të vlerave të kësaj epopeje të lavdishme  ,ta ketë festuar ditën e dëshmorëve me familjet dhe të afërmit e tyre  ?

Pra për të mos u zgjatur më tej ,dhe kur dihet se   Edi Rama e ka ndarë me kohë mëndjen dhe qëndrimin e tij ndaj LANÇ ,ndoshta   pyetja e mësipërme  nuk duhet t’i shtrohet  Edi Ramën ,por  shoqërisë dhe në veçanti  përkrahësve dhe mbroitësve të vlerave  të  kësaj lufte .  Se a e kanë  ndarë ata  mëndjen për ta çuar aksionin e tyre  politik dhe historik deri në fund dhe , në këtë fushëbetejë të fitojnë ndaj neokolaboracionistëve ashtu si ,partizanët ,parardhësit e tyre dje në LANÇ .Natyrisht partizanët e siguruan fitoren e luftës me grykën e pushkës ,ndërsa sot mbrojtësit  e vlerave të LANÇ ,kërkohet ta  bëjnë këtë  me mjete demokratike .A nuk ka ardhur koha që edhe në Shqipëri ,si në të gjitha vëndet e vërteta demokratike,  të miratohen dhe zbatohen  paketa ligjore që  ndalojnë dhe dënojnë  çdo veprimtari fashiste në vend? Ligje të tilla duhet t’u ndalojnë rrugën të gjithë politikanëve dhe institucioneve  të cilën e trajtojnë historinë e luftës sipas dëshirës dhe interesave të tyre partiake  duke nxitur dhe frymëzuar ndjenjat   fashiste . Nëse Edi Rama e ka shpallur qëndrimin e tij ndaj LANÇ ,a e ka bërë një gjë të tillë edhe Partia Socialiste ?Nëse ajo thotë se i mbron këto vlera , si ka mundësi që në qeverisjen e saj financohen me taksat e popullit institucione fantazma që zhvillojnë aggression fashist ndaj LANÇ,që deformojnë historinë ,që kërkojnë të reabilitojnë tradhëtarët dhe kriminelët e luftës .Si ka mundësi që simbolet e kësaj lufte të jenë katandisur në një gjendje mjerane ,t’u hiqen institucioneve emrat e heronjve të luftës ,të shpërfillen festat dhe përkujtimoret e ngjarjeve historike duke i mbuluar ato harresa .

A shikohet nga shoqëria dhe politika një lidhje e fortë mes kolaboracionistëve dhe tradhëtarëve të LANÇ dhe neokolaboracionistëve të sotëm? Të djeshmit u rreshtuan në krah të pushtuesëve fashist ,ndërsa të sotmit u shërbejnë me zell dhe me një frymë antikombëtare neofashistëve dhe forcave populiste kundër interesave të shqipërisë .Baballarët e tyre ideologjikë, dje  për karrigen e pushtetit i vunë pushkën popullit dhe ushtrisë partizane ,ndërsa dylberet dhe pasardhësit e tyre sot, janë gati të djegin vendin duke kërkuar pushtetin me dhunë .Dje ballistët e radhës së parë luftuan për ta rreshtuar vendin në krahun e kundërt të historisë ,në anën e të mundurve ku rrezikohej seriozisht sovraniteti I vendit ,ndërsa pinjollët e tyre sot , në gjurmët e etërve kerkojnë aleanca me forca antishqiptare ,madie me armiq strategjik të shqipërisë ,me  shtete diktatoriale  terroriste dhe vrasëse  .Pra ,mbrojtja e vlerave të LANÇ nuk është vetëm një detyrë atdhetare dhe historike, por edhe një çështje me vlera aktuale ,në shërbim të demokracisë ,lirisë dhe sovranitetit të vendit .

Agron BERDAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *