Përbërësit
– 3 limonë me madhësi mesatare
– 150 gramë sheqer
– 3 vezë
– 1 lugë supe niseshte

Përgatitja
Lajini limonët dhe grini lëkurën e dyve prej tyre. Hidhini lëkurat e grira në një tenxhere. Shtrydhni limonët dhe hidheni lëngun bashkë me lëkurat në tenxhere, shtoni aty dhe sheqerin dhe niseshtenë. Përziejeni mirë dhe vëreni të ngrohet me zjarr të butë. Rrihni vezët veçmas dhe pastaj shtojini në tenxhere duke përzier vazhdimisht me rrahësen e vezëve. Kur përzierja fillon të trashet, hiqeni nga zjarri dhe vëreni në kavanozë të vegjël, të pastër. Lërini të ftohen dhe vërini në frigorifer. Mund të përdoret për tarteletat, të lyeni bukën me të, etj. Anglezët e përdorin shumë në ëmbëlsirat e tyre (lemon curd), duke i shtuar edhe gjalpë, që të jetë më kremoze. Nëse doni, mund ta zëvendësoni sheqerin me një ëmbëlsues, për ta bërë më dietik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *