Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Cubi: Na hëngri shpirtin Erandi!
Frenki Karaj, modelja shqiptare nga Kanadaja Pse të mos e jetoj jetën sikur të ishte dita e fundit?
Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në aeroport

Frenki Karaj, modelja shqiptare nga Kanadaja Pse të mos e jetoj jetën sikur të ishte dita e fundit?

Ajo është rritur në Kanada, por gjuhën shqipe e flet në mënyrë perfekte. Edukimi i saj arsimor ndahet mes Amerikës dhe Kanadasë, ku ajo të dyja shkollat i përcakton shumë të mira. Karrierën e modelingut e filloi në Kanada dhe tashmë, kërkesat për të nga Shqipëria dhe vende të tjera, janë të përjavshme. Por, më shumë sesa një modele, ajo dëshiron të jetë një intelektuale e aftë dhe me karrierë…

– Frenki, kur je larguar nga Shqipëria?
– Jam larguar në vitin 2000, kur isha 9 vjeçe. Largimi ishte një dëshirë e nënës. Atëherë nuk e dinim, por sot e kuptojmë sa mirë ka bërë që vendosi për këtë…
– Domethënë, je e kënaqur në Kanada?
– Në Kanada ndjehem shumë mirë; është shtet që ka çdo kombësi. Aty nuk ekziston racizmi dhe çdo njeri ndjehet i barabartë.
– Ke kohë që i ke hyrë rrugës së modelingut?
– Që 18 vjeçe, kam qenë modele e kompanisë Carolyn’s Modeling në Toronto, por nuk vazhdova gjatë në këtë rrugë sepse modelingu i merrte shumë kohë shkollës dhe unë desha t’i përkushtohesha shkollës së lartë.
– Si është shkolla kanadeze, në krahasim me atë shqiptare?
– Unë kam ikur e vogël nga Shqipëria, në klasën e katërt dhe nuk ia kam shumë idenë shkollave shqiptare, por nga shkollat kanadeze jam shumë e kënaqur. Të japin një edukim të gjerë…
– Pse për studimet e larta shkove në Amerikë? I ka më të mira shkollat Amerika?
– Në Amerikë shkova vetëm për dy vjet, pasi dy vjet i bëra në Toronto. Natyrisht, niveli i shkollave amerikane është më i lartë…
– A ka shumë ndryshime mes Amerikës dhe Kanadasë?
– Jo, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Të dyja shtetet, si Kanadaja, ashtu edhe Amerika, janë vende sociale, multikulturore dhe me multikombësi.
– Do të më thuash ndonjë gjë për jetën private? Je e dashuruar?
– Dashuria është një gjë shumë e bukur, sidomos kur asaj s’i mungojnë besimi, çiltërsia dhe sinqeriteti. Kam qenë gjithmonë e dashuruar dhe dashuria ime i ka pasur gjithnjë këta tre elemente…
– Nuk më the ndonjë gjë konkrete… A ka ndonjë mashkull që ta ka rrëmbyer zemrën?
– Po, është dikush që ma ka rrëmbyer e ia kam rrëmbyer zemrën dhe që më lumturon shumë. Sigurisht, është shqiptar…
– Si është mashkulli ideal, sipas teje?
– Mashkulli im ideal duhet të ketë xhentilesën, përkujdesjen për mua dhe për vete, zgjuarsinë, humorin dhe thjeshtësinë.
– I kanë këto, meshkujt shqiptarë?
– I zgjedhuri im i ka, ndërsa më gjerë, mendoj se meshkujt në Shqipëri janë dominues dhe prepotentë…
– Sa herë jemi takuar, të kam parë me minifund. Minifundet janë veshje e përditshme kështu, apo vetëm për raste të veçanta?
– Më pëlqen të vishem sipas stilit tim dhe kjo përfshin minifundet. Për mua, edhe ditët e përditshme janë raste te veçanta, pasi ajo që ikën, nuk vjen më. Pse të mos e jetojmë jetën sikur të ishte dita e fundit?
– Ngjyra më e preferuar në veshje?
– Mua më pëlqejnë të gjitha ngjyrat, pasi ato janë pjesë e jetës së përditshme, por do të veçoja ngjyrën e zezë.
– Po syzet, këpucët dhe parfumi i preferuar?
– Jam e çmendur pas parfumeve. Kam shumë të preferuar, por për momentin jam te Giorgo Armani Si & Miss Dior. Kam edhe disa palë syze që i ndërroj shpesh, si Burberry, Roberto Cavalli, Raybans, Guçi. Këpucët janë hobi im. Mund të kem rreth 70 palë në gardërobë. Të preferuarat e mia janë Christian Loboutin. Kam tre palë për momentin dhe dua ta rris koleksionin.
– Je supersticioze?
– Jo, nuk jam fare.
– Në disa fotografi në Facebook, të pashë në aktivitete në Kanada, veshur me rroba kombëtare shqiptare…
– Jam angazhuar me disa aktivitete të shqiptarëve të atjeshëm. Kam prezantuar Koncertin e Pranverës, Miss Albania në Kanada, si dhe mbrëmjet për festën e Flamurit. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Gjithashtu, kam qenë pjesëtare e Grupit të Valleve me të cilin kemi kërcyer në festat tona kombëtare.
– Mendon të kthehesh në Shqipëri?
– Jetës nuk i dihet, ndoshta një ditë edhe mund të kthehem, por për momentin, më pëlqen të kthehem për pushime. Në Kanada kam ikur në moshë shumë të vogël dhe kam krijuar një jetë tjetër atje, por dua të jem e angazhuar në aktivitete modelingu në Tiranë. Aktualisht, jam imazhi i “LiliSposa” në Tiranë, me fustanet e nusërisë 2015.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cubi: Na hëngri shpirtin Erandi!

Next Post

Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në aeroport

Advertisement