Feliksi konsultohet me avokatin e Palomës dhe e pyet atë nëse ajo mund të mbahet në spital, në vend që të shkojë në burg. Avokati mendon se kjo është një alternativë më e mirë, në mënyrë që të shmanget dënimi i saj për trafik ndërkombëtar. Feliksi nuk humbet kohë për t’u vënë në kontakt me klinikën më të keqe psikiatrike, ku i trajtojnë pacientët si objekte dhe jo si njerëz…

 

Paloma, nga burgu, përfundon në spital

Karlitosi qesh me mënyrën se si përfundoi dasma e Valdirenes dhe prindërit e tij nisin të dyshojnë se mos ajo është shtatzënë pikërisht me Karlosin. Kordelia shkon në shtëpinë e Marsias dhe Valdirene emocionohet nga propozimi i Karlosit për martesë, por Marsia thotë se ajo kurrë nuk ka për ta lejuar këtë martesë.

Feliksi i propozon të atit ta çojnë Palomën në një klinikë për ta trajtuar për varësi ndaj drogës dhe çekuilibër mendor. Pilari e mbështet plotësisht këtë mendim. Gjykatësi i thotë Feliksit se nuk ka dyshim se droga iu vu qëllimisht Palomës për ta akuzuar për trafik ndërkombëtar, por Feliksi i thotë se motra e tij vuan nga deliri i përndjekjes, është paranojake dhe i këshillon të japë urdhër për ta shtraur në një klinikë të sëmurësh mendorë. Edhe Sezari flet para gjykatësit në lidhje me dyshimet e tij se Paloma mund të ketë nisur përdorimin e drogës dhe të vetmit që e mbështesin këtë të fundit janë Bernarda dhe Brunoja. Gjykatësi jep vendimin që hetimi i Palomës të bëhet në gjendje të lirë, por fillimisht ajo duhet të dezintoksikohet në një klinikë psikiatrike…

 

Aline i propozon Sezarit të bëjnë një fëmijë

Aline vazhdon t’i flasë keq Sezarit për Pilarin, duke i thënë se në vend që ta mbështesë të shoqin në këtë situatë të vështirë, vazhdon ta kritikojë atë. Ajo i thotë se asnjë nga fëmijët e tij nuk meriton ta trashëgojë spitalin, as Paloma që është e droguar dhe aq më pak Feliksi, që është gej.  Ajo i propozon që të bëjnë së bashku një fëmijë, të cilin ajo do ta edukojë siç duhet, në mënyrë që ai të jetë trashëgimtari i përsosur për spitalin.

Silvia zbulon një gjëndërr në gjoks dhe Misheli i kërkon të shkojë menjëherë të bëjë kontrollin mjekësor.

Feliksi, Pilari dhe Bernarda shkojnë të takojnë Palomën në spital dhe e gjejnë atë shumë të shpërqendruar e të lodhur. Mjekja i thotë se ka shpesh atake zemërimi dhe Pilari mendon se mjekimi është zgjidhja më e mirë për të bijën. Bernarda përpiqet ta bindë se po i bëjnë një dëm të madh Palomës, por Pilari dëgjon vetëm këshillat e të birit. Edhe Brunoja përpiqet ta bindë Sezarin se po bën një gabim të madh duke e lënë Palomën në spitalin psikiatrik. Luteroja e mbështet. Sezari ndihet keq dhe vendos

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *