Aleku vë re se Indraxhiti është i shqetësuar për diçka. Dikush i telefonon Ranvirit, duke e penguar atë të shkojë në stacionin e policisë. Telefonuesi gjithashtu i tregon Ranvirit se ai do të dërgojë disa fotografi në shtëpinë e tij. Fotografitë që vijnë në shtëpinë Raxhvanxh i merr Sadna. Ajo shikon se fotot janë marrë gjatë kohës që ajo dhe Ragni punonin me Sumanin. Aleku i tregon Vasundrës se Indraxhiti është i shqetësuar në lidhje me diçka, por ky i fundit nuk ia tregon arsyen Vasundrës. Kur arrijnë në shtëpi, Ranviri dhe Ragni gjejnë disa fotografi të tjera për Indraxhitin, së bashku me një letër. Ragni, e shqetësuar për problemet që po u hapen së fundi, tregon se ka qenë Anandi ai që e ka çuar atë te Sumani…

 

Në familjen Raxhvanxh nisin problemet

Indraxhiti betohet se do ta gjejë dhe do të marrë hak ndaj personit që po shpërndan thashetheme dashakeqe për familjen e tij. Karani vjen në shtëpinë Raxhvanxh dhe nis të tallet me të gjithë, duke u thënë se Anandi ka punuar për të. Karani ua bën të qartë se qëllimi i tij është të marrë pronat dhe biznesin e familjes Raxhvanxh. Indraxhiti bëhet gati t’i telefonojë policisë, por Vasundra nuk e lejon sepse Karani ka në dorë disa fotografi me të cilat mund t’u bëjë keq atyre. Ragni nuk arrin dot ta kuptojë se pse Karani po shantazhon atë dhe familjen e saj.

Karani dhe Anandi festojnë fitoren e tyre të parë mbi familjen Raxhvanxh. Ranviri dhe Aleku i kërkojnë ndihmë një dedektivi për të gjetur vendndodhjen e Sumanit. Indraxhiti vazhdon të jetë shumë i tensionuar, gjë që e shfaq duke u bërtitur të gjithëve në zyrë. Personi që i telefonon Indraxhitit, pranon të takohet me të. Ranviri mëson se emri i vërtetë i Sumanit është Sushma dhe shkon ta takojë atë së bashku me Alekun. Sushma u tregon atyre gjithë të vërtetën në lidhje me planin e Karanit. Ranviri mendon se është mirë që të vërtetën ta publikojnë në gazetë. Ragni gjen zyrat e gazetës që ka botuar lajmet për ta…

 

Në zyrat e gazetës, Ragni shikon të stampuar në qesen që është lënë për të, emrin e një kompanie veshjesh me emrin Kusum. Nga ana tjetër, Karani i cili takohet me Indraxhitin në një ambient të errët, e shantazhon atë pikërisht

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *