Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkënda Dubova: Më ka bërë të ndihem keq…

U duk sikur iu largua botës së muzikës duke iu përkushtuar biznesit të estetikës e qendrave të dobësimit, por ata që menduan se u tërhoq nga fusha që e bëri të njohur, janë gabuar sepse bjondina bukuroshe është rikthyer me një këngë që do ta shoqërojë me klip, por që nuk është surpriza e saj e vetme!… Në këtë intervistë për gazetën tonë, Shkënda është treguar e çiltër, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, pa hezitim…

Fabjola Kuburi: – Shkënda, rikthehesh pas kaq kohësh në muzikë… Pse tani dhe çfarë zgjodhe për t’u rikthyer te publiku?
Shkënda Dubova: – Unë mendoj se nuk është rikthim, por një fillim i imi, ndoshta pak më e pjekur në këtë drejtim, në muzikë dhe jo si në fillimet e mia që, siç dihet, janë të vështira për çdo njeri që i futet muzikës. Unë e dua publikun, e dua muzikën, këngën dhe kjo është arsyeja pse tashmë vij me një këngë të punuar nga “Kico&TorchMusic”, këngë që do shoqërohet sigurisht me një klip të bukur.
– Do mjaftohesh me këtë këngë?
– Jo, në verë, gjithashtu, do sjell edhe disa këngë të reja, njëra prej të cilave do të jetë bashkëpunim me një emër shumë të njohur të muzikës shqiptare.
– Me çfarë je marrë deri tani?
– Gjatë kohës që kam qenë larg ekraneve muzikore, jam marrë me studimet dhe biznesin tim, qendrat që kam hapur për dobësim dhe kujdesin estetik, ndaj nuk kam patur shumë kohë të lirë për t’u marrë me muzikën, por tashmë jam përsëri pranë muzikës.
– Ti njihesh si modele, këngëtare dhe tashmë, edhe biznesmene. Ku ndihesh më mirë ti vetë?
– Secila nga këto fusha ka të bukurën dhe të vështirën e saj. Për aq kohë sa merrem me to, do të thotë që më pëlqejnë dhe diçka që të pëlqen, thjesht e bën, apo jo?!
– Unë mendoja se ke qëndruar kaq kohë larg shfaqjes në ekrane, sepse kishe frikën e konsumimit në publik…
– E paske menduar gabim! (Buzëqesh) Mua nuk më tremb konsumimi në publik, por nga ana tjetër, nuk kam qejf të bëhem bajat, themi ne, në Kosovë.
– A të shqetëson ndonjë gjë këto kohë?
– Më ka shqetësuar shumë ikja e njerëzve nga Kosova. Më ka bërë vërtet të ndihem keq…
– Nëse do të bëje një libër për jetën tënde, si do t’ia kishe vënë titullin?
– “Bota femërore në jetë”. Femra është qenia më e brishtë, më e bukur dhe më dashur, është një botë më vete, sa nuk do mjaftonte as koha e as faqet e gazetës suaj për të folur për të.
– Sipas teje, si do të ishte bota më e bukur?
– Ekzistojnë edhe ato gënjeshtrat e bardha që në situata të caktuara, janë të padëmshme, por unë përsëri, mendoj se bota pa gënjeshtra do të kishte qenë më e bukur.
– Ka ndonjë gjë që do të doje ta bëje, por ende nuk ke gjetur guximin ta bësh?
– Nuk mendoj se ka gjëra të pamundura apo se nuk gjendet guximi, mendoj se gjithçka ndodh dhe bëhet në momentin e duhur.
– Më mirë të gabosh apo të parandalosh?
– Të parandalosh, normalisht, është më mirë, por edhe nga gabimet mësohet, kështu që je e mësuar që të parandalosh diçka për të cilën ti ke gabuar një herë tashmë.
– Ku do të doje të shkoje diku që nuk ke qenë deri tani?
– Deri tani, nuk kam qenë në ndonjë klub striptizi, por nuk do të thotë që nuk kam qejf të shkoj. (Buzëqesh)
– U beson shpejt njerëzve apo je natyrë mosbesuese?
– Zakonisht, e kuptoj dhe e di se kujt duhet t’i besoj e kujt jo, kështu që nuk e kam pasur kurrë problemin e besimit apo të mosbesimit.
– Çfarë ka me shumicë në frigoriferin tënd?
– Mos u habit nëse do të gjesh ujë, vetëm ujë, shumë ujë. Uji është lëngu që konsumoj më shumë se gjithçka tjetër sepse është purifikues dhe të bën mjaft mirë për shëndetin.
– Është më keq të dështosh apo të mos e provosh kurrë?
– I kam provuar edhe dështimet dhe kam arritur në përfundimin që prej tyre mëson. Vetë jeta e njeriut bazohet në fitore dhe dështime, të cilat ndodhin për një shkak, por janë gjithmonë ato që të bëjnë të mësosh shumë.
– Çfarë mendon se të dallon nga njerëzit e tjerë?
– Nuk e di, çdo njeri është unik. Secili përpiqet të jetë sa më origjinal dhe unë bëj të njëjtën gjë.
– Cila është gjëja që të tundon më shumë?
– Jam natyrë që nuk para tundohem, arsyetoj shumë përpara se të veproj.
– Zakonisht, je korrekte apo neglizhon, duke nxjerrë pretekste?
– Çdo punë është e rëndësishme dhe duhet bërë në kohën e saj, përveç familjes që bën gjithnjë përjashtim dhe ndonjë të papriture me të cilën duhet të merrem pa e planifikuar sepse vjen papritur. Zakonisht, nuk shtyj gjë dhe mundohem të jem sa më korrekte.
– Si mendon, në çfarë shoqërie jetojmë tani?
– Jetojmë në një shoqëri ku nuk i vihet rëndësi sa duhet femrës, edhe pse siç femra është qenia që ka më shumë nevojë për kujdes, vëmendje dhe dashuri.
– Vë rregulla në shtëpi?
– Oh, jo, unë jo, ama mami im po, madje rregulla të forta. (Buzëqesh)
– Bën dhurata?
– Dhuratat janë bërë për të bërë dhe për t’u bërë, kështu që bëj dhe kam shumë qejf t’i marr.
– Me çfarë do të doje ta nisje ditën nesër?
– Me një kafe në ndonjë kafene të këndshme nën rrezet e diellit dhe me pak vitaminë E.
– I ke inat apo i mirëpret kritikat?
– Kam marrë kritika, por nuk kam vuajtur ndonjëherë prej tyre sepse i kam marrë si benefit, si diçka që më bën mirë për të ecur përpara dhe ashtu ka ndodhur vërtet.
– Çfarë CD-je do të kishe zgjedhur nëse do të ikje në një udhëtim me makinë?
– Nuk e di, mjafton të jetë muzikë e mirë dhe e dashur për veshët e shpirtin tim.
– Cilës shenje horoskopi i përket dhe si puthin ata të shenjës tënde?
– Unë jam Dashi në horoskop dhe përsa i përket puthjes, kam përshtypjen që puthja e Dashit, ashtu si e çdo shenje tjetër, është diçka shumë personale, e bukur dhe e shenjtë.
– Je gjithmonë indiferente ndaj thashethemeve apo ndonjëherë edhe reagon?
– Nuk mërzitem, jam mësuar tashmë më thashethemet dhe i kaloj me sportivitet.
– Je e varur nga celulari?
– Pak po, sepse është mjet komunikimi që të shkurton kohë dhe të zgjidh punë shpejt.
– Çfarë mendon për pasionet që lindin në klube?
– Nuk di çfarë të mendoj, secili e zgjedh vetë mënyrën e të dashuruarit.
– Cilat janë momentet më të lumtura të Shkënda Dubovës?
– Kam momente të lumtura pa fund, por nuk di cilin të përmend sepse janë vërtet shumë.
– Ku mendon se do të jesh pas 5 vjetësh?
– Ah, s’e di, mendoj se duke jetuar një jetë të këndshme, do të jem në nivele të larta muzikore dhe do të kem suksesin e duhur në biznesin tim.
– Çfarë konsideron dhuratë në jetën tënde?
– Shëndetin, sepse të tjerat jemi në gjendje t’i bëjmë vetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bilbili i Veriut që këndon në mes të Athinës

Next Post

Romir Zalla: Të dielën u martova, të hënën në punë shkova...

Advertisement