– Jam Vjollca. Kam një pyetje dhe problem që më shqetëson. Kam përshtypjen se kam probleme në zorrë, sado që kam bërë EKO-n abdominale dhe më ka dalë që e kam vetëm delikate, por jo se kam problem. Në fund të barkut ndjej shumë zhurma, më kërcasin zorrët shumë si me qenë e uritur, ndërkohë që nuk jam dhe shpesh më ndodh edhe që të ndjej si fryrje në bark dhe kur nuk jam shumë e ngrënë. Shpesh kam gazra. Theksoj që dal rregullisht jashtë dhe s’kam shumë probleme me stomakun; ndonjëherë urth, por asgjë më tepër. Tregoj kujdes me ushqimet, por sërish e kam këtë problem. Ju lutem, më tregoni çfarë të bëj sepse ndihem në siklet.

Dr Nevila Lëngu, gastro-hepatologe, QSUT :- Nëse përveç ekos abdominale nuk keni kryer ekzaminime të tjera ju rekomandoj: gjak komplet, fece parazit, candida dhe për gjak okult dhe fece për yndyrna , fibra elastike dhe amidon. Përdorni për 1 muaj L active 3 herë nga 2 tableta para ngrënies dhe colidur 200 mg 3 herë nga 1 tabletë pas ngrenies për 2 javë. Nëse jeni mbi 45 vjec do t’ju rekomandoja të kryenit kolonoskopinë e cila nëse rezulton normal ripërsëritet pas 10 vitesh…! Shërim të shpejtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *