– Zoti Evi Dani, jam një 62 vjeçar

që kam kaluar disa probleme me shëndetin,

duke bërë bypass për zemrën para dy vjetësh, ndërsa 6 muaj më parë kam kaluar infarkt bulbar dextra.

Ndërkohë, kam pirë këto ilaçe: 1. Betalok 50 mg. 1 tabletë, 2. Asperin protec 100 mg. 3. Plavix 75 mg. 1 tabletë. 4. Sortis 20 mg. 1 tabletë. Ajo që më shqetëson është se kam qenë mjaft normal në marrëdhëniet seksuale, kur i pija ilaçet 1-2 herë në ditë. Tani që kam 6 muaj që janë shtuar 3-4  herë, nuk kam aspak dëshirë dhe nuk jam munduar për t’i vazhduar marrëdhëniet seksuale si më parë. Ndërkohë, edhe punoj.  Ju lutem, doktor Evi, a mund të përdor Levitrën apo çfarë mund të më rekomandoni që unë të jem po aq aktiv në marrëdhëniet seksuale si më parë? Me shumë respekt, i interesuari.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- I nderuar zotëri, nëpërmjet letrës tuaj, dua të përsëris si për ju, ashtu edhe për moshatarët tuaj, që të kërkosh ndihmë për riaftësimin e marrëdhënies seksuale është një veprim shumë i mirë, pavarësisht se ju keni kaluar një patologji serioze. Në kohët e sotme, në vendet e zhvilluara të Evropës ku ne dëshirojmë të shkojmë, flitet shumë për vazhdimësinë dhe mbajtjen në aktivitet të aktit seksual për moshën e tretë dhe për persona që gjatë kësaj moshe kalojnë sëmundje ndoshta edhe të rënda si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kanceroze, diabeti, hipertensioni, hiportrefia (zmadhimi i prostatës) etj.

– Dihet që deri 60 % e të sëmurëve që kanë kaluar sëmundje të zemrës infarkt apo parainfarkt, janë të predispozuar që të shoqërohen me impotencë seksuale. Bile, impotenca seksuale mund të jetë shenja e parë që mund të paralajmërojë një mashkull se do të ketë në vazhdim, me kalimin e kohës, infarkt apo parainfarkt të zemrës. Impotenca seksuale në këtë rast është bashkëshoqëruese e arterosklerozës që fundi i fundit është patologjia kryesore e infarktit akut miokardit të zemrës, që si shërim kryesor do të ketë stentin apo bypassin. Mjekimi që ju merrni, i udhëzuar nga kardiologu, është një mjekim i cili e mbron zemrën dhe shëndetin tuaj, por që mund të ndërhyjë edhe në mekanizmat e fortësisë së penisit. Në rastin konkret, unë ju rekomandoj një konsultë me andrologun, duke marrë sigurisht edhe mendimin e kardiologut, për të sqaruar disa fakte të rëndësishme, gjithmonë me mendimin që ju mund të përdorni pa hezitim pas kësaj vizite preparate të cilat ndihmojnë në aktivitetin seksual e ndoshta edhe levitrën. Unë, si androlog, ju pres me shumë interes për një konsultë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *