Tashmë u mësua nga të gjithë se shkak i rënies së avionit Airbus në Francë ishte piloti i tij 28 vjeçar që bëri një vetëvrasje, nisur nga gjendja e tij e rënduar psikologjike per shkak te ndarjes nga e dashura. Po ç‘ndodhi në ato momente? Ja, një skemë e atyre minutave e dhënë përmes vizatimeve:
1.
Ora 10.27. Avioni arrin lartësinë e fluturimit prej 11,6 km. Rregjistrimet e kutisë së zezë tregojnë se piloti dhe ndihmësi i tij bisedojnë këndshëm me njëri- tjetrin
2.
Befas piloti lë kabinën, por kur kthehet dhe troket në derë, ndihmësi i tij brenda, nuk përgjigjet
3.
Ndihmësi Lubitz, edhe pse e sheh kolegun e tij nëpërmjet kamerave të trokasë në portë, e injoron atë.
4.
Piloti përpiqet të hapë derën duke shtypur kodin e hapjes, por Lubitz, nga brenda, ka çuar çelësin në pozicionin “mbyllur” që nuk lejon hapjen e derës me kod.
5.
Lubitz pa folur lëviz butonin që realizon një ulje të kontrolluar.
6.
Pilot,i që e kupton se aeroplani është duke u ulur, godet me shkelma dhe përpiqet të hapë derën e blinduar.
7.
Ora 10.40. Airbus përplaset në luginën e Galabresë