Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ben Blushi: “Edi Rama po na lë të gjithëve me gisht në gojë!”

Deputetin Ben Blushi e takuam menjëherë pas seancës parlamentare të së enjtes, ku u zhvilluan debate të forta mes pozitës dhe opozitës për “Çështjen Doshi”.
Kaso Kosa: – Zoti Blushi, deshëm të dimë mendimin tuaj për këtë seancë parlamentare, ku pati shumë replika e kundër replika.
Ben Blushi: – Unë, Kaso, zakonisht, në seancat e së enjtes, zë karrigen time dhe, ose lexoj ndonjë roman, ose shkruaj ndonjë fragment për romanin e radhës dhe nuk e kam mendjen as te rendi i ditës, as tek ato që thonë deputetët, por këtë të enjte u kënaqa shumë sepse ishte hera e parë që parlamenti vërtet vloi nga debatet. Me kishte marrë malli për demonstrimet e këtij lloji, kur Doktori pushtoi foltoren i mbështetur nga deputetët më trima si Strazimiri, Flamur Noka apo Jozefina dhe fliste e fliste, pa dashur t’ia dinte në e dëgjonin apo jo.
– Pse e quajtët humbje të Ramës përjashtimin e Doshit nga radhët e grupit parlementar socialist, në vend që ta quanit fitore të tij, lidhur me “të fortët”?
– Në fakt, nuk e besoja që Rama të kishte kurajon t’i kundërvihej Doshit, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar socialist, sepse ata ishin miq të ngushtë, por kur e pashë që e bëri, më erdhi inat. Nuk më doli parashikimi im që Rama të binte në gjunjë përpara të fortit të veriut.
– Ka rënë në sy që ju personalisht, prej shumë kohësh, e atakoni Ramën dhe në këtë pikë keni edhe mbështetjen e shumë të tjerëve, brenda dhe jashtë krahut tuaj politik…
– Është e vërtetë që e kam atakuar, sepse Rama, qëkur u bë kryeministër, nuk ma ka varur fare, nuk më pyet për asgjë e, mbi të gjitha, më ka lënë të kuptoj se po e teprova, do të ma bëjë si dikur Kaçit apo pardje Tomës, të më përjashtojë nga grupi parlamentar. Për këtë e paralajmërova dhe i kujtova edhe faktin se ka marrë peng partinë, duke mos bërë zgjedhje e duke bërë si Meta, Gjinushi e të tjerë, që ta shpallë veten kryetar të përjetshëm të partisë.
– Si ishte ajo puna e gotës gjysëm bosh e gjysëm plot?
– Dreqi ta hajë, se në fund të fundit, të gjithë duhet t’i lyejmë nga pak gishtat me mjaltin e pushtetit e jo vetëm keyeministri! Kemi mbi një vit e gjysëm në pushtet dhe nuk po na zë dhëmbi asgjë. Gjithçka duket se shkon për Ramën dhe miqtë e tij, Koçon e ndonjë tjetër. Nga inati iu ktheva vendçe në mbledhjen e grupit parlamentar dhe i thashë: “Ku të lë ti gjë në gotë, e pi vetë të tërë dhe në ngelemi me gisht në gojë!”. U hidhërua shumë dhe më tregoi turpin.
– Flitet se ju jeni njeriu i Nanos në PS dhe se ai ende s’ka hequr dorë nga PS-ja…
– Për Nanon ka vetëm një opsion: Të bëhet president i vendit, mundësisht që pas mbarimit të mandatit të Bujar Nishanit. E mendoni sa bukur vete? Nano President pas Bujarit. Të dy të shkurtër, të dy gjirokastritë, të dy pa mustaqe, të dy miq të Doktorit dhe të Kaçit. Vazhdimësi ideale presidentësh.
– Juve ju bind akuza e Doshit për atentatin ndaj tij?
– Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam patur bindjen se Tomën e kanë kërcënuar. Kur mora vesh se në fillim ka akuzuar Agim Ramën, kunatin e Berishes, më pas zotin Llalla dhe prokurorë të tij e së fundi iu duk figurë interesante Meta, si kryetar Parlamenti, pasi kështu do të bënte më shumë bujë, u binda se Toma ka lajthitur dhe kërkon të bëhet protagonist. Ama, vetë Tomës i vjen mirë që po e besojnë se kanë dashur ta vrasin. Kjo ia kënaq sedrën duke treguar se nuk është deputet koti, por nga ata që kundërshtarët tentojnë t’i ekleminojnë për aftësitë e jashtëzakonshme që kanë. Njësoj si Strazimiri që kënaqej se e rrahën pasi kështu u bë objekt i medies dhe i opinionit bublik, i cili deri në ato çaste nuk e njihte se cili ishte.
– A do të mund të krijojë Toma një parti brenda një muaji dhe të caktojë 61 kandidatë kundër Rilindjes, siç deklaroi?
– Mos u tallni edhe ju gazetarët tani, se nuk ka lezet. Toma nuk mund të krijojë as parti e as fraksion partie. E shumta, mund të futet në radhët e PD-së, ku edhe ka milituar më parë. Edhe unë që jam shkrimtar, që kam mbështetjen e Nanos, të Arben Malajt, të Harasanit, të Kaç Islamit apo të Makbules, nuk mund të krijoj parti këto dy muaj dhe të dal kundër Rilindjes. Nëse Toma është dakord, ne të dy, ai me lekë e unë më mendje, mund të krijojmë një parti elektorale që të konkurojmë më 2017-ën për të fituar 50 % të parlamentit si Aleksis Cipras në Greqi, gjë që e parashikoi edhe Doktori që m’i di kapacitetet, qëkur punoja si kryeredaktor.
– Mendoni se presidenti duket nuk di gjë fare për këto që po ndodhin apo ruan ekuilibrat?
– Mendoj se zoti Nishani, këto javët e fundit ka njëfarë çoroditjeje, nuk e di pse. Ndoshta ngaqë është koha e ndërrimit të gjakut, apo ngaqë po bën dimër i fortë dhe ia ka mpirë arsyen të cilën, për hir të së vërtetës, e ka patur gjithmonë të kthjellët. Por mund të jetë edhe orientimi i Doktorit që ashtu si Byroja Politike e PPSH-së, ruante shokun Enver nga lajmet tronditëse për situatën, Berisha kërkon të ruajë nga këto situata tronditëse këtë person me vlera të jashtëzakonshme për vendin tonë.

Bisedoi me shaka: Kaso KOSA

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? 5 intervista të parealizuara për çështjen Doshi. Nga Artan KRISTO

Next Post

Shenjat dhe bashkëjetesa

Advertisement