Soni Malaj dhe Flori Mumajesi kanë qenë çifti më i përfolur në Shqipëri shumë vite më parë, e pas ndarjes i vetmi kujtim prej tyre ka mbetur hiti “Fluturimi 3470” me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007.

Mesa duket do të jetë sërish Kënga Magjike që do t’i bashkojë pasi Soni Malaj është rikthyer për të punuar në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh!

Ajo ka punuar për këngën më të re të punuar nga Threedots, me të cilën do të konkurojë në festivalin Kënga Magjike. Kënga titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë: “Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *