Ajo dashuronte kaq mrekullisht,saqë dhe puthjet e saj i përngjasin ca reve të bardha ku ulen butêsisht rrezet e para të diellit.Çdo ditē ajo femër ēshtē njē stinē mē vete,diku me lot shiu që përfundonin nē cepat e buzëve e lagnin gushën ledhatare.Diku ështē njē tërmet ..njē stuhi e vërtet që e bëjnē paksa të veçantē nga tē tjerat.Pēr tē mos folur për pranverèn nē sytē e saj që duket si Maji i ngjyrave ,i luleve që papritur çelin kaq ëmbēlsisht duke lēshuar atë erën kundērmonjēse.Nuk kisha si mos të mendoja atē çastin kur po kthehesha i trishtuar nga vorrezat.Sa shumē shi binte.Ai zë,ajo fytyrë ēngjēllore që thērriste dhe vraponte drejt meje.Pēr çudi ajo puthi lotēt nē fytyrën time pa i ngatēruar me pikat e shiut qê tinzësh mundoheshin tē “vidhnin”çastin me lumturinë.Atē moment kuptova se ajo ishte femra e jetès sime,dashuria që aq shumē e kërkoja ,ishte kaq pranē,kaq afër shpirtit tim.
Po kishte dhe ditē kaq tē çuditshme me petale të ndrojtura ku fjalēn e saj e përpinte thellē nē kraharor si per të kujtuar se heshtja e saj e pafajshme ..enigmatike duhet të më kujtonte se unē diku po gaboja.Ajo femër i perngjiste njē libri ku duhet tē zhbiroja castet dhe vellot e bukura pa zë qē flisnin ashtu qetazi nē shpirtin tim.Kam parë shumē femra po jo si kjo,nuk kam dashur kurrē sa kjo femër ku zhurmat e jetēs flirtojnē ditē pas dite duke u futur thellē nē çaste lumturie e ëndrash tē pathëna…..
RUDINA PAPAJANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *