received_10211033412370785Quhet Alil Kërkuti, është 27 vjeç dhe vjen nga Dibra e Madhe e Maqedonisë.

Këndon shumë bukur dhe duket sikur ka lindur duke kënduar. Por, ai për një kohë e ndaloj rrugën e muzikës. Pse?

“Një kohë e ndalova muzikën, ndërsa tani i jam rikthyer sërisht skenës muzikore”, thotë Alili, i cili tregon se rruga e tij në këtë fushë nisi që në moshë të re.

“Si 13 vjeç kam marrë pjesë në akivitete të ndryshme, festivale, etj… derisa këndoj këngë të zhanreve të ndryshme. Projekti që më ka lidhur më shumë me publikun është albumi i parë me 8 këngë. E veçoj këngën me titull “Kush e nxori gurbetin”, këngë kjo ëë bëri bujë në gjithë skenën shqiptare”, thotë këngëtari i mirënjohur, që tashmë ka ardhur me projektin e tij të ri, që po shprendahet gjithë andej. Bëhet fjalë për këngën me titull “Unë të dua”

“Tekstin e ka shkruajtur Mirjeta Mema, muzikën e ka prodhuar Gramoz Kozeli, ndërsa orkestrimin e këngës e ka bërë Devox. Realizimin e klipit e mori përsipër “Main Production” dhe si rezultat i këtyre bashkëpunëtorëve u kurorëzua projekti që besoj se do të ruaj freski në çdo kohë. Jam i kënaqur me punën e bashkëpunëtorëve”, thotë këngëtari, duke shtuar se është në përgatitje të disa projekteve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *