Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ministria e Brendshme njofton: Priten rreshje e shtërngata të mëdha në Shqipëri

Në bazë të parashikimit të Qendrës Europiane të Përmbytjeve me qendër në Slovaki dhe të konfirmuar nga Instituti i Gjeoshkences (IGJEUM), rezulton se nga mëngjesi i datës 05.03.2015 deri në datë 06.03.2015 pritet të ketë reshje të dendura shiu mbi vendin tonë. Sasia më e madhe e reshjeve parashikohet të regjistrohet në intervalin kohor 12:00 – 18:00 të datës 5 mars.

Sipas këtij parashikimi intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në pjesën Veriperëndimore të vendit, ku në qytetin e Shkodrës parashikohet që sasia e reshjeve të jetë rreth 80 mm për 24 orë. Do të ketë shtrëngata shiu dhe breshëri të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Po ashtu do të ketë reshje bore në pjesën e dytë të ditës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në pjesën Verilindore të vendit dhe kryesisht në zonën e Alpeve.

Kjo situatë do të shoqërohet me erë të vrullshme ku herë pas herë do të fitojë intensitet deri në 25m/sek kryesisht në zonat bregdetare ku do të shoqrohet me valëzim të forcës 7 dhe 8 në det të hapur me lartësi vale deri në 7 m.

Advertisement

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë masat e duhura për të vënë në gadishmëri të gjitha strukturat rajonale dhe lokale si dhe kompanitë që kane akses në menaxhimin e kaskadave të hidrocentraleve, me qëllim parandalimin e fatkeqësive.

Janë njoftuar prefektët në të gjitha qarqet e vendit që të mbajnë në gadishmëri shtabet e emergjencave civile, të sigurojnë gadishmërinë e kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe të marrin masa mbrojtëse për objektet dhe banesat në afersi të lumenjve dhe vendeve të tjera me rrezikshmeri te lartë përmbytje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Yllka Mujo, e para artiste shqiptare në jurinë e Monte Carlo Film

Next Post

Bleri Dervishi: Më thanë: “Fitove vetëm se e bëre shefin për të qarë”

Advertisement