Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cili vend konsumon më shumë djathë në botë?

Federata ndërkombëtare e produkteve të qumështit ka botuar listën e vendeve ku konsumohet më shumë djathi. Vendin e parë e zë Franca, por me një diferencë shumë të vogël me vendin e dytë. Konsumi i djathit në “vendin e djathit” ka qenë 25,9 kg djathë për banor në vitin 2013. Megjithatë, ajo mund të humbasë vendin e parë së shpejti, sepse ndiqet nga afër nga Islanda (25,2 kg), Finlanda (24.7 kg) dhe Gjermania (24.3 kg). Ky studim rezervon disa surpriza; kështu, Italia ndodhet në vendin e shtatë me 20,7 kg/banor. Britania e Madhe dhe SHBA ndodhen nga mesi i listës me 11.6 dhe 15.4 kg. Në fund të klasifikimit gjejmë Korenë e Jugut (2.2 kg/banor), Afrikën e Jugut (1.7 kg), Kolumbinë (0.9kg), Zimbabvenë (0.3 kg) dhe Kinën (0 kg!). Kjo shifër mbase duket rishikuar, pasi 49 mijë tonelata djathë janë konsumuar në Kinë në 2013-n. Por, ashtu si përmendet në VVall Street Journal, kjo shifër, e ndarë për 1.3 miliardë banorë të Kinës jep një rezultat shumë të vogël, 0,03 kg, ndërkohë që konsumimi i djathit është duke u shtuar në Azi, për shkak të shtimit të fast food-eve.
Ja, cilat janë 10 vendet që e konsumojnë më shumë djathin në botë:
1. Franca me 25,9 kg/banor në vitin 2013
2. Islanda, 25.2 kg
3. Finlanda, 24,7 kg
4. Gjermania, 24.3 kg
5. Estonia, 21,7 kg
6. Zvicra, 21.3 kg
7. Italia, 20,7 kg
8. Lituania, 20,1 kg
9. Austria, 19,9 kg
10. Suedia, 19,8 kg

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga Artan KRISTO

Next Post

Fotografitë mahnitëse të Titanit, satelitit të Saturnit

Advertisement