Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shenjat dhe bashkëjetesa

Ke një lidhje dhe mendon seriozisht që të bashkëjetosh me tjetrin? Gjendja jote ekonomike kohët e fundit nuk është e mirë dhe bisedon me shokun tënd për të jetuar së bashku në një shtëpi dhe për të ndarë shpenzimet? Para se të marrësh vendimin përfundimtar, mëso si do të përparojë bashkëjetesa me personin që ke zgjedhur, thjesht, duke lexuar shenjën e tij astrologjike…

Dashi
Bashkëjetësa me një Dash është me siguri një eksperiencë mbresëlënëse, por edhe një test durimi! Me siguri, në shtëpi do të mbretërojë gëzimi, të qeshurat dhe në program do të ketë gjithmonë gjëra të ndryshme. Shumë herë do të të motivojë të dilni edhe jashtë shtëpisë, të mos rrish vetëm brenda dhe kur nuk do ta shoqërosh, nuk do ta ketë problem fare të vazhdojë me planet e tij dhe të shkojë nga pabi në pab me shoqërinë, për t’u kthyer në shtëpi në mëngjes, duke ecur në majë të gishtërinjve, që mos të të zgjojë! Po të paralajmërojmë se bashkëjetesa me një Dash do të thotë parregullsi, prandaj mos u befaso nëse do të shohësh rrobat e këpucët e tij të hedhura gjithandej dhe shtëpinë katrahurë, sikur të ketë rënë një bombë! Nëse mendon se do ta prekësh në krenari dhe do ta bësh të lajë pjatat, apo të vërë lavatriçen, atëhere të gënjen mendja! Në momentet kur do të mundohesh ta sjellësh në binarë, duke e detyruar për diçka, do të shohësh se do të bëhet mjaft nervoz dhe i paparashikueshëm, pastaj ki parasysh se i pëlqen sherri!
Që bashkëjetesa të zgjasë: Lëre të lirë dhe mundohu të durosh nervat dhe çrregullimin që ai krijon!

Demi
Që në ditët e para të bashkëjetesës, do të kuptosh se Demit i pëlqen të ketë në shtëpi rregull dhe program. Ai është shumë shtëpiak dhe i pëlqen të kalojë orë të tëra me pandofla, në kolltuk, duke parë televizor, deri në atë pikë sa shpeshherë, mund të mërzitesh me rutinën e jetës së tij të përditshme. Ka nevojë për vendin e gjërat e veta dhe me siguri, nuk mund t’i thuash i çrregullt, por derisa të vendosë të vërë lavatriçen apo të lajë pjatat, me siguri që janë bërë stivë! Kur është në qejf, do të kujdeset për të zbukuruar shtëpinë, apo të rregullojë kopështin e verandën dhe do të të befasojë me gjërat e bukura që krijon. Do të jetë gjithmonë një bashkëjetues besnik e simpatik dhe do të kujdeset që të përmbushë deri në një detyrimet e tij financiare. Për këtë arsye, do të ndjesh gjithmonë siguri dhe ngrohtësi në krah të tij. Por, nëse do të keni zënka dhe mospërputhje, përgatitu të shohësh Demin të mos lëvizë nga e tija, të mbajë mëri dhe të bëhet dinak!
Që bashkëjetesa të zgjasë: Mos u përpiq ta ndryshosh, pranoje ashtu siç është dhe përpiqu ta tërheqësh më shumë jashtë shtëpisë, që të zbavitet dhe të bëjë aktivitete të ndryshme që do të zgjojnë interesin e tij. Me siguri, i pëlqen të hajë mirë, kështu që, herë pas here, ftoje në ndonjë restorant të mirë, ose gatuaji diçka që i pëlqen.

Advertisement

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga Artan KRISTO

Next Post

Gili: Nuk kam të bëj me tallavanë

Advertisement