Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A më pengon në shtatzani, operimi i tiroides?

– Jam 35 vjeçe dhe para 4 vjetësh kam operuar gjendrrën tiroide sepse kisha diagnozën struma nodosa. Më pas, kam përdorur jodin radioaktiv. Që nga ajo kohë e gjer tani, përdor letrox 100 mg. Ajo çfarë dua të di është nëse kjo gjë më pengon në shtatzaninë që dua të nis. Më parë kam bërë një abort, ndaj dua një këshillë nga ju sepse më ka zënë frika sërish…
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, sapo lexova pyetjen tuaj, më erdhën ndërmend dy gjëra si qasje e parë: Fillimisht, kuptova drejt gjendjen psikologjike që ju ka pushtuar sidomos në lidhje me shtatzaninë që dëshironi dhe perceptimin tjetër do ta përcillja si një falënderim për ju, që keni transmetuar në pak rreshta një informacion të saktë e mbi të gjitha, një prezantim elegant të shqetësimit tuaj. Më lejoni që duke tentuar të prekim ndjesi pozitive dhe duke shtuar optimizmin tuaj, ta nis shpjegimin tim nga pjesa e fundit. Në këtë moment, ju mund ta mendoni konceptimin e një fëmije. Parë ky problem nga pikëpamja kohore, si operacioni ashtu edhe jodi radioaktiv, nuk ju krijojnë asnjë pengesë në këtë drejtim. Meqenëse më lart trajtuam thjesht elementin kohor, mund t’ju them se nuk mjaftojnë vetëm ditët dhe muajt që janë pas marrjes së jodit, por që të krijojmë kushtet për një barrë normale, duhet medoemos të jeni në kushte normale të funksionit të tiroides suaj.
– E kuptueshme është që pas operacionit dhe jodit radioaktiv, të fillohet mjekimi me hormonoterapi zëvendësuese, siç ka ndodhur edhe në rastin tuaj, me barin që po merrni. Në fakt, unë kam vetëm një element të paqartë në të gjithë dekursin dhe ecurinë tuaj si e sëmurë me tiroide. Ky element ka të bëjë me faktin se përse është zgjedhur trajtimi me jod radioaktiv pas operacionit. Sipas protokolleve klinike, në kushte normale, jo çdo i sëmurë që operohet me tiroide duhet trajtuar edhe me jod radioaktiv. Vetëm në pak raste, sidomos në ato që dyshohet për sëmundje malinje të tiroides, ne rezervojmë dhe këshillojmë këtë mjekim.
Përveç kësaj, mbetet për t’u vlerësuar edhe niveli juaj hormonal në momentin që po diskutojmë problemin tuaj. Do kishte qenë mirë dhe më se e nevojshme që ju të bëni konsultë me një mjek endokrinolog, që të rivlerësohet edhe një herë niveli i restaurimit apo i “ngopjes” së organizmit me këtë bar që ju po merrni. Me disa analiza të thjeshta, ne përcaktojmë se sa ia ka arritur qëllimit mjekimi që po merrni me barin Letrox 100 mg. sepse mund të ndodhë që të jeni duke marrë më pak sasi të këtij bari ose jeni duke marrë më tepër prej tij sesa organizmi ka nevojë. Ekuilibrin dhe nevojat për mjekim, nuk i përcakton i sëmuri (për fat të keq, ndodh shpesh ky fenomen), por e përcakton vetëm mjeku specialist. Vetëm pasi të jemi siguruar që mjekimi ka dhënë efektin e duhur, e ju mund të mendoni fillimin e shtatzanisë, pa harruar këtu që gjatë gjithë shtatzanisë, duhet ta merrni sërish këtë bar, madje me doza më të mëdha. Monitorimi i sëmundjeve të tiroides gjatë shtatzanisë është realisht i vështirë dhe duhen bërë shpesh kontrolle te mjeku dhe analizat përkatëse. Përndryshe, do ta keni të vështirë të mbani një shtatzani normale dhe të frytshme. Kam besim që do të bëhet më e mira për ju dhe të gëzoheni me një fëmijë të shëndetshëm. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Spartak Ngjela: Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë

Next Post

T’ia bëj syrin operacion?

Advertisement