U ngrit çmimi I korentit! Basha fërkon duart. Mendon. E fitoi bastin me Ramën. I bën hesapet pa hanxhinë. Çmimin nuk e ngriti Rama. Propozimin e bëri OST. Vendimin e mori ERE. Të dyja të pavarura,- sipas ligjeve që janë bërë me para të Brukselit. Maliqi, dmth Rama nuk është Berisha, që hante ligjet. Morali. Rama është viktimë. Mallkon veten. Psa i bëri të pavarura, demek?!
Mos vallë OST-ja kapërceu ylberin që u bë e pavarura? Nuk kam fakte. Për fakt kam historinë time. Për tetë vjet isha në bordin e OST-së. Ra nga fiku Berisha. Hipi Rama. Një mëngjes bashkë me Ezmerkën dëgjuam këtë lajm: U mblodh bordi I OST-së. U emërua drejtori i ri i kompanisë: Ëngjëll Zeqo!
-Na morën të keqen paratë e bordit,- më thotë Ezmerka.
-Mos na bënë veshët! Nuk mund të më heqin mua, që kam qënë mik I babait të ministrit…Rrëmbeva telefonin:
-Alo!.. Si është kjo mesele?…
-Kemi porosi nga lart,- tha ministri.- Do e bëjmë OST-në të pavarur nga vetja. Të vumë vizë për dy arsye. Së pari, ke qënë mik i babait…E kupton vetë?! Së dyti, ke qënë deputet…
Ula telefonin. Shava. Mallkova. Hodha shkelma. Ezmerka hodhi benzinë: Pika burrit! U bë për tu talluar nga ministra që I kanë dhëmbkat me qumësht?!…
Por erdhi Shën Dhjetori… OST-ja doli kundër Ramës: Propozoi ngritje çmimi?!…ERE-keq e më keq. Doli kundër Ramës. Vendosi të ngrihet çmimi i korentit?!
Po ERE nga na mbiu e pavarur? Këndoni në facebook Ramën…Po nuk u bindët leçisni teoritë posmoderne të ministrit të Ekonomisë…Duke mos njohur pavarësinë e kompanive, i zuri gjuha lesh për një vit rrjesht: Nuk do do ketë ngritje, por ulje të çmimit të korentit!…