Ai është dalluar gjithnjë si personazh kontravers dhe ekzibicionist e në çdo dalje të tij, qoftë nëpër klipe apo edhe në spektakle të ndryshme, nuk ka ngurruar për asnjë moment ta shfaqë këtë anën të tijën. I vetmi vend që kishte mbetur pa e shfaqur, ishin fotot. Siç dihet, Aliaj është një prej anëtarëve të jurisë në spektaklin “Dance vvith me” dhe ata që e kanë ndjekur këtë spektakël, nuk i kanë shpëtuar batutat në formën e ngacmimeve nga ana e Robertit për konkurrentët. Por jo vetëm në skenë ndodh diçka e tillë, pasi edhe nëpër korridoret e televizionit, mbrapa skenës, Roberti shfaq përsëri anën e tij ngacmuese. Këtë herë, ai ka zgjedhur t’ua mbyllë gojën konkurrenteve duke ua vënë gishtin mbi buzë. Ndoshta, duke u thënë në këtë mënyrë që nuk duhet t’u kundërvihen mendimeve të tij kur janë në trasnmetim?