Këndi i kuzhinës
Bukë e bardhë me mjaltë
1/2 filxhani ujë
2 lugë çaji maja e thatë
1lugë çaji sheqer
11/2 filxhan qumësht i vakët
6 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
1/2 lugë gjelle mjaltë
2 të verdha veze
1 lugë çaji kripë
5 ose 6 filxhanë me miell
Të bardhë veze për ta lyer lart.
Përgatitja
Në fillim, vini majanë në qumësht, së bashku me sheqerin, derisa të veprojë (për nja 10 minuta). Pastaj, hedhim gjithë përbërësit bashkë, formojmë brumin dhe e lëmë të vijë për afro 2 orë. I japim formën që duam (në një tepsi), e lëmë të vijë prapë për afro 20 minuta, e lyejmë sipër me të bardhë veze për t’i dhënë shkëlqim dhe më pas, e vëmë të piqet në furrë, në temperaturë 180 gradë.