Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’lloj parketi më rekomandoni?

– Përshëndetje, i nderuar arkitekt! Kam blerë një shtëpi të re, që është ende në proces ndërtimi, ndaj kam mundësi të bëj në të rregullime sipas shijes sime. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe shumë vetë më kanë rekomanduar që ta shtroj me parket se është i ngrohtë, por ka dhe të tjerë që më thonë se parketi ka shumë probleme. Ju lutem, a mund të më këshilloni për këtë çështje? Nëse vendos të shtroj parket, ç’lloj parketi të blej, sepse shoh që ka shumë lloje? Faleminderit paraprakisht.
Seldi… – E nderuar zonjë! Shpesh gjendemi në dilemë, nëse duhet apo jo parketi në shtëpinë tonë, por unë po ju them se parketi e plotëson pamjen e shtëpisë duke e bërë ambientin më të ngrohtë dhe më bukur. Sot ekzistojnë shumë lloje parketesh të materialeve, modeleve dhe emrave të ndryshëm, mjafton që të informohemi për atë lloj modeli dhe materiali që do të preferonim, pavarësisht çmimit që ka. Po ju sqaroj shkurtimisht për disa nga llojet më të përdorura dhe më të mira të parketeve: 1. Parket druri, i cili është një ndër parketet më të përdorura, i fabrikuar me shumë lloje druri, të cilat ofrojnë komoditet, pastërti dhe e mbajnë të ngrohtë ambientin. Këto lloj parketesh kanë nevojë për kujdes gjatë pastrimit. Meqenëse parketi i drurit nuk e pëlqen shumë ujin, lecka nuk duhet të jetë shumë e lagur. Pavarësisht kësaj, ky parket ka një pamje unike që ta ofron vetëm druri. 2. Parketi laminat duket i ngjashëm me parketin e drurit, por përbëhet nga një shtresë kompesate me dendësi mesatare, me në krye një shtresë të petëzuar plastike, të përbërë nga një ose më shumë shtresa letre dekorative dhe një shtresë transparente. Laminati mund të jetë më i qëndrueshëm se parketi i drurit, por druri është më i pastër. Ama, parketi laminat ka një epërsi përsa i përket pamjes, sepse ofron modele që mund t’u ngjajnë drurëve të ndryshëm apo edhe pllakave qeramike. 3. Parketi bambu prodhohet nga bima bambu, që është një lloj tjetër parket druri, edhe pse teknikisht nuk është dru. Bambuja është në dispozicion në modele të ndryshme dhe në ngjyrat karakteristike të bambusë. 4. Parketi elastik përbëhet nga një material që ka elasticitet, duke i dhëne një shkallë fleksibiliteti, ndryshe nga pllakat e thyeshme dhe parketet e tjera. Parketi është në dispozicion në fleta të mëdha, të përbëra nga elementi i gomës. Ndonëse nuk është shumë i pastër dhe i shtrenjtë si material, ai këshillohet më së shumti të përdoret në dhomat e fëmijëve kur janë të vegjël, që të mos vriten. Pra, mos hezitoni të blini parkete në shtëpinë tuaj, sepse ju falin komoditetin, rehatinë, bukurinë dhe ngrohtësinë që asnjë pllakë ose mbulesë tjetër nuk mund t’jua ofrojë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua të denoncoj dhunuesin e shoqes...

Next Post

Vajzës që u takuam te taksia... Më kontakto!

Advertisement