Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më dhemb qafa e më mpihet koka

– Jam një djalë 33 vjeç. Ka 4 muaj që më dhemb qafa, më mpihet koka, më vjen për të vjellë, më merren mendtë, harroj shumë, më mpihen si duart, ashtu edhe këmbët. Jam vizituar te neurologu dhe jam mjekuar tre muaj me seroxat 20 mg., 1 kokërr në mëngjes. U qetësova dhe isha mirë, por pas tre muajsh, ai ma uli dozën 6 ditë gjysëm kokrre, pastaj ¼, por përsëri u bëra keq. Më mpihet edhe gjuha, edhe koka dhe bëhem nervoz e nuk mbaj mend. Vajta sërish te mjeku dhe më dha 1 kokërr seroxat në mëngjes. Jam më mirë tani. Ju lutem, më jepni përgjigje këtë javë. Theksoj që kam edhe nusen të sëmurë.
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave që na jepni ju, mendoj se ju vuani nga një “neurozë”, ose siç e quajnë në gjuhën popullore, “lodhje e sistemit nervor”. Ky shqetësim lind në subjektet me sistem nervor të ndjeshëm dhe që kanë një shkak, ashtu siç keni edhe ju. Të gjitha ankesat që ju tregoni ose keni, lidhen me këtë dukuri, pra, me neurozën që ju keni. Prania e kësaj sëmundjeje lidhet edhe me faktin se edhe seroxati i përdorur nga ju, fillimisht ka dhënë efekt, por më pas jo. Në këto raste, do t’ju këshilloja që krahas mjekimit, të shmangni përdorimin e pijeve nxitëse të sistemit nervor si për shembull, të kafesë, çajit të malit, apo atij të Europës, kakaos etj. Po ashtu, shmangia e atyre programeve televizive që ju krijojnë emocione të forta, sidomos ato negative. Përsa i përket mjekimit, do t’ju këshilloja që të merrnit:
– Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke
– Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr në ditë, pas buke.
– Sol vigor stress 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja me pak ujë, në mëngjes.
– Sol Energum 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet në mëngjes me pak ujë, pas buke. Mendoj se kështu do të qetësoheni dhe do t’i vini në ndihmë edhe gruas suaj, për të cilën shpreheni se e kishit të sëmurë. Ju uroj të dyve shërim sa më të shpejtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I ka dalë një flluskë në shpinë

Next Post

Ju pyesni, mjeku përgjigjet...

Advertisement