Edhe këtë sezon të ri, prezantuesja e spektaklit “Dancing ëith te Stars” që trasnmetohet cdo vit në “Vizion Plus”, është Ami. Një ndër detajet që është në vëmëndjen e spektatorëve dhe atyre që e ndjekin spektaklin nga ekrani, është edhe paraqitja e prezantueses, në këtë rast e Amit. Kështu, ajo që tërhoqi vëmëndjen këtë herë, ishte fustani që Ami kishte vendosur të vishte. Fustani i zi me pjesë transparente dhe mjaft elegant i markës Sheri Hill, është shumë i ngjashëm deri në detaje me atë që këngëtarja Kelly RoWland ka veshur vitin e kaluar në ndarjen e cmimeve Grammy. Ai është dizenjuar nga stilisti me famë botërore, Georges Chakra, një emër i njohur për fustanet e mrekullueshme të mbrëmjes. Edhe pse Ami, ndryshe nga Kelly Roëland, ka mbuluar më shumë pjesë të trupit, ne na lind pyetja se cilës prej tyre i rri më bukur? Vendoseni ju më mirë!
Advertisement