Era’s Bioshop është një ndër vendet e preferuara

të kujdesit për veten, lëkurën, flokët dhe cilësinë e produkteve bio.

Kremra të të gjitha llojeve , vajra të ndryshme,

çajra dobësimi, serume, e shumë produkte të tjera gjenden në këtë dyqan kaq të bukur dhe cilësor. Vetëm pak ditë më parë administratorja e këtij dyqani Era, kishte organizuar për për 1-vjetorin e hapjes së tij, një festë për të cilën ajo ishte kujdesur për të gjitha detajet. E zbukuruar dhe mjaft e këndshme, hyrja e dyqanit dukej një mrekulli. Miq dhe personazhe publike, të veshura bukur ishin prezente në atë festë duke sjellë pozivitet dhe një atmosferë mjaft të bukur në ambjentet e Era’s Bioshop, që ju mund t’i shihni edhe në fotot më poshtë, të realizuara nga fotografi i mbrëmjes Çlirim Rusi. Çiljeta, Roza Lati, Blerina Matraku, Silvana Rusi, Flaka Krelani e shumë personazhe të tjerë publik ishin të pranishëm në atë festë duke e kthyer atë në një kujtim të bukur për dyqanin por edhe për të ftuarit. Era’s Bio shop edhe 100 vite plot sukses edhe nga ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *