Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Erjon Braçe: “Eh, ç‘kam hequr, që të më rrihnin!”

Kaso Kosa: – Si po shkon ekonomia, zoti Braçe?
Erjon Braçe: – Fëmijët e Saliut janë të korruptuar… E di, Kaso, edhe pse ministrat tanë bëjnë korrupsion, prapë më të korruptuar se fëmijët e Saliut nuk ka!
– Zoti Braçe, ju pyeta për ekonominë, jo për Salinë.
– Kaso, unë nuk mund të flas për ekonominë, përderisa kam gjallë Salinë…
– Unë, në fakt, desha një mendim nga ju si kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Parlament. Si është gjendja ekonomike?
– Berisha na ka lënë një ekonomi rrumpallë, Kaso, një ekonomi që funksiononte vetëm për kalamajtë e tij… Ça pret ti Kaso nga një njeri si Berisha?! Merr vesh doktori nga ekonomia?
– Nuk merr, por as piktori nuk merr, apo jo, zoti Braçe…
– Piktori më ka mua, Kaso… Unë, si ekonomist, i jap direktivat dhe ai i shpërndan… Ke Facebook ti Kaso? E ke parë si e kam bërë Divjakën, unë? Nga gjithë bota vijnë në Divjakë e në fshatrat rrotull për të marrë përvojë bujqësore…
– Jo, nuk jemi miq bashkë në Facebook zoti Braçe… Po ti, ku merr vesh nga bujqësia? Ke lindur e je rritur në qytet, shkollën e ke bërë për ekonomi industriale…
– Kam luajtur Farmeville në Facebook, unë, Kaso. S’ke faj, nuk e ke parë sa pikë kam fituar unë. Jam më i miri nga gjithë deputetët…
– Pse, luani së bashku ju?
– Po ç’të bëjmë, o Kaso, gjithë ditën në seanca?! Dëgjohen ata budallenjtë kur flasin?! Me atë Facebook e Farmeville e shtyjmë kohën.
– Edhe Rama luan?
– Jo, ai pëlqen Paintbrush-in se bën piktura. Luan shpesh edhe Minecraft…
– Po Berisha?
– Berisha luan “Call of Duty”… Vdes për të vrarë ai njeri, Kaso. Po nuk vrau në realitet, vret në botën surreale…
– Po Lulzim Basha?
– Aha, ai është çun mamaje, nuk luan fare në kompjuter… Gjithë ditën e ka mendjen te Bursa e Nju Jorkut se ka vënë ca lekë aty. Vetëm atë faqe hap…
– Po Erjon Veliaj? Ç’mendim keni ju, zoti Braçe, për të? Thonë që nuk shkoni mirë…
– Emrin e ka të bukur ai, Kaso, por ashtu si jo të gjitha bletët bëjnë mjaltë, ashtu edhe jo të gjithë Erjonët janë si unë.
– Pse, si jeni ju, zoti Braçe?
– Unë jam si fand spathi, Kaso. Futem kudo. Vetëm në qeveri s’më fusin.
– Pse?
– Sepse zoti Rama nuk i ka qejf të shkurtërit. Në fakt, nuk është punë qejfi. Ai ka probleme me shtyllën kurrizore dhe i dhemb mezi kur përkul kokën. Edhe Kastriot Islamin pikërisht për këtë gjë e hoqi. Desh më hoqi edhe mua, po kishte frikë. Mua, më mirë të më kesh mik, sesa armik…
– Jeni shumë agresiv, zoti Braçe! Si shpjegohet që jeni deputeti më agresiv si në mediat sociale, ashtu edhe në Parlament? Ka lidhje me atë shprehjen “mistrec Berati”?
– Kaso, po flet si Berisha. Unë s’jam mistrec Berati, por trim Berati. Ç’faj kam unë që populli ashtu më do, mistrec?! Ç’faj kam unë që njerëzit vijnë tek unë e më denoncojnë lloj–lloj gjërash si kundër opozitës dhe kundër qeverisë?! Dhe unë kam burrërinë t’i them ato në Facebook e në Parlament…
– Zoti Braçe, cila është dita më e gezuar e jetës suaj?
– Kur më rrahën trimat e Saliut më 28 Maj 1996. Që nga ajo ditë, mbeta në politikë. E kupton ti, Kaso, sikur të mos më kishin rrahur, s’do të isha në Parlament.
– Kjo është punë fati, zoti Braçe, rrahja nuk është në dorën tuaj…
– Jo, Kaso, nuk është fat…
– Pse?
– Eh, ta dish ç‘kam hequr, Kaso, që të më rrihnin! U dilja përpara forcave speciale të më godisnin, por ata hiç. S’më godisnin dot, se isha i shkurtër dhe u shkonte grushti kot. Ndaj fillova të kërceja. Kërce unë, hop e bam ata. Hop unë e bam ata…
– Mos ka ardhur koha t’ju godasin prapë? Ti dhe Gent Strazmiri ziheni me të gjithë… Ai është rrahur nja dy herë në fakt, kurse ju, asnjëherë në Parlament…
– Mos më krahaso mua, Kaso, me atë tullac… Nuk quhen rrahje ato. Po kështu ndodh në një parti si PD-ja që nuk ka konkurrencë. Me dy shpulla që ha, bëhesh deputet. Me ato rrahje në PS nuk bëhesh dot as kryetar partie në zonë e jo më deputet…
– Po kur Albina Deda ju shau në parlement duke thënë “ty të ka lënë Zoti përgjysëm”, ju s’iu përgjigjët asaj ndryshe nga rastet e tjera kur ju kanë sharë…
– Unë i ngjaj Napoleonit jo vetëm në trup, por edhe në sjellje, Kaso. Gratë i kënaqin vetëm burrat e shkurtër, ka thënë ai. Prandaj më ngacmoi ajo. Gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Por unë s’ia vara, as asaj e as ca të tjerave si ajo. Kaq ta bëjnë dhëmbin!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ornela Ahmetaj: Ju tregoj dashurine time përrallore

Next Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan Kristo

Advertisement