Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jetëgjatësia e lidhjes qenka çështje geni?

Ekziston një gen që disa qenie njerëzore e zotërojnë dhe që i bën ata më të predispozuar për të jetuar në çift? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është qëllimi i studimit të bërë nga shkencëtarë të Universitetit të Berkleit dhe Northwestern. Studimi është drejtuar nga profesori Robert W. Levenson me 150 çifte të martuar prej më shumë se 20 vjetësh. Studimi tregon një lidhje mes një varianti të genit 5-HTTLPR dhe suksesit të lidhjes.
Kjo do të thotë se njerëzit që i kanë më të shkurtra alelet (tiparet) e genit 5-HTTLPR (17% e të studiuarve), janë më të lumtur në çift, ndërsa ata me alele të gjatë, e ndajnë lumturinë e jetës nga suksesi i lidhjes dashurore. Kështu, ata me 5-HTTLPR të shkurtër, nëse ndjehen mirë, mendojnë se çifti i tyre është pozitiv.
Ky studim tregon se disa lidhje kanë gjenetikisht tendencë të zgjasin, pavarësisht nga faktorët e jashtëm, ndërsa disa të tjera, janë më të paqëndrueshme. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se studimi nuk tregon në ç’masë qeniet njerëzore janë të pajtueshme gjenetikisht dhe nuk i konsideron variantet e genit si “të mirë”, apo “të këqinj”. Bëhet fjalë thjesht për stabilitetin e çiftit. Për disa, ky stabilitet varet nga faktorët e jashtëm, ndërsa për disa, jo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tuna ironizon Bleonën. I “prek” gjoksin

Next Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: ROZA LATI

Advertisement