Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vuaj nga zemra! A mund të ushtrohem?

– Jam një person 45 vjeç. Jam marrë pak me aktivitet fizik kohët e fundit, por kam një problem sepse kam probleme me zemrën; jam diagnostikuar me pak aritmi. Unë bëj palestër dhe dua të di nga çfarë duhet të kujdesem dhe a i bën keq aktiviteti fizik shëndetit të zemrës?
Mario Instruktori: – I nderuar zotëri! Ushtrimet nuk i bëjnë keq askujt, përkundrazi, u rekomandohen të gjithëve, edhe atyre që kanë probleme me zemren, por unë do t’ju thoja që të ishit konsultuar për këtë gjë më doktorin tuaj të zemrës, sepse është shumë e rëndësishme të dihet kapaciteti i zemrës suaj dhe çfarë ushtrimesh ju sugjeron ai si mjek. Pra, përpara se të filloni me cilindo program të ushtrimeve, këshillohuni me mjekun që ju ndjek. Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj ekspertët ua rekomandojnë edhe personave me sëmundje të zemrës. Ekspertët theksojnë që sëmundjet e zemrës nuk është e nevojshme që domosdo të pengojnë ushtrimet trupore. Disa persona kanë të meta të lindura të zemrës, por kjo gjë nuk i ka penguar kurrë të jenë fizikisht aktive. E gjithë kjo është e mundshme me masat e kujdesit dhe me këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë. Gjithsesi, kur të bëni ushtrime, kini parasysh këta hapa:
– Bëni të paktën nxehjen për 5 minuta, siç është biçikleta, stepi ose pista e më pas, bëni streçing.
– Bëni ushtrime me intensitet të ulët (shëtitje) në periudhën prej 30 minutash dhe të paktën 3-4 herë në javë.
– Shmangni ushtrimet që kanë intensitet të lartë aktivizimi dhe në momentin që e shikoni se po lodheni, duhet ta ndërprisni menjëherë. Më poshtë po ju japim disa shenja që tregojnë se po e stërmundoni zemrën tuaj dhe gjithë shëndetin, në përgjithësi. Nëse ndjeni një nga këto shenja që po ju japim më poshtë, ndërpritini pushimet dhe pushoni.
– Dhimbjet në gjoks
– Lodhja
– Ndjesia e të djegurit në stomak
– Frymëmarrja e vështirësuar
– Dhimbja në qafë dhe veshë, marramendja dhe dhimbja e kokës e pakontrolluar. Prandaj duhet të kini kujdes dhe të këshilloheni patjetër dhe me Kardiolgoun tuaj përpara se të filloni të ushtroheni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjeku pergjigjet...

Next Post

10 fustane të zeza që kanë hyrë në histori

Advertisement