Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Greqia
Spartak Ngjela: A do të hapen vërtet dosjet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit?
Parashikimi i endrrave tuaja...

Spartak Ngjela: A do të hapen vërtet dosjet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit?

Kjo çshtje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature, nuk ndëshkohën me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekretë; është e pamundur që të ekspozohen edhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Një regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa një polici sekrete që ka gjithçka në dorë dhe që drejtohet direkt nga diktatori. Kështu ka qenë edhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri. Ai në fakt ka qenë vetë Enver Hoxha, pavarësisht nga ministrat që e kanë drejtuar sipas arsyeve politike që Hoxha bënte për garantimin e pushtetit të tij. I gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, dhe kudo nëpër shtetet totalitare: në Moskë apo në Berlin; janë ekzekutuar nga policitë sekrete respektive, sipas urdhërit të diktatorit. Hoxha në Shqipëri, bënte analizat e tij për “armiqtë”, pastaj këto duhej t’i vërtetonte Sigurimi i Shtetit. Po agjentët e fshehtë të tij çfarë bënin? Ata përgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxhën. Ata i drejtonte sigurimi që përgjonte me anë te tyre, provokonte kë dëshironte dhe, njëherësh, mbante me ta frymën e terrorit shtetëror në Shqipëri. Po ta shohesh në një prizëm strikt moral, këta agjentë janë pasoje e gjendjes; por, me dashje apo pa dëshirë, ata kanë marrë pjesë në terrorin shtetëror në 45 vjet në Shqipëri. Pë këtë arsye, nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte jetë, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit dhe hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëhere në këta 22 vjet. Dhe pyetja është shumë e thjeshte: Pse?
Por përgjigja është shume e rëndë për tu dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992. Ishte lidërshipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qënë Sali Berisha, sepse në lidërshipin e Partisë Demokratike, 75 përqind e liderëve ishin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: si ka mkundësi? Po, ka mundësi, por ajo ështe poltike.
Ramiz Alia është krijuesi i poltikës “me agjentë të Sigurimit”. Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por, në të njejtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, dhe, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës. Atëherë çfarë bëri? Meqë realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, më që i duhej një opozitë, mendoi që atë ta krijointe me njerëz të kapur nga Sigurimi, në mënyrë që me ta ta kontrollonte realisht opozitën e re shqiptare. Dhe ashtu bëri, nxiti këta agjentë që të rreshtoheshin që në fillim në Partinë Demokratike, e cila do të ishte opozita legale e Shqipërise “kundër” Partisë së Punës. Por, Ramizi nuk e kishte llogaritur mirë këtë çeshtje, sepse populli, si uragan, e përmbysi thëllë, me gjithë Enver Hoxhën. Por agjentët ama, mbetën në Partinë Demokratike. Ata u treguan më të egrit kundër regjimit komunist në Shqipëri, sepse tanimë nuk kishin frikë, dhe gjendjen e tyre si agjentë apo si spiunë e kujtonin me trishtimin e njeriut të poshëtruar. Dhe ndoshta kishin të drejtë, por kjo ishte e përkohëshme, se të gjithë këta që i hodhi Ramizi në PD, i kapi Sali Berisha, dhe, atë që donte të bënte Ramizi me një opozitë fiktive e të kapur, e bëri Sali Berisha, duke ua mbajtur gjithmonë si sëpatë mbi kokë të gjithë bashkëpunëtarëve të tij në PD, që ishin realish ish agjentë të Sigurimit. Prandaj, nëse Ramizi kërkonte të krijonte një opozitë fiktive në Shqipëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit; Berisha krijoi një demokraci fiktive në Shqipëri,përsëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Natyrisht, kjo është poltikë, por kjo u bë shkak për krijimin e autokracisë Berisha, e cila nuk e la kurrë një zhvillim shqiptar demokratik. Që nga viti 1992, të gjithë lidërët kryesorë që mbajtën Saliun në pushtet, kanë qenë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit, madje edhe ata që e zgjodhën atë Kryetar të PD-së në shkurtin e vitit 1991, kishin qënë agjentë të Sigurimit të Shtëtit.
Kjo është historia banale e ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit, dhe sigurisht që i ngjitet ndërkohe edhe deklaratës së Kryeministrit Shqiptar për “hapjen e dosjeve”. Nuk ka mundësi ky kryeministër që ta bëjë këtë! Dhe ja provat: i pari që i doli kundër ishte Ilir Meta. E din ipse? Sepse ka tepër gjasë që bashkëpunëtorët e tij dhe të tjerë që e mbajnë me force, duhet të jenë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit; sepse ndryshe, si mund të bashkëpunonin me një individ që s’ka asnjë gjë morale në karakter, dhe asnjë gje logjike në intelekt? Por s’është vetëm perngesa Meta. Rama ka edhe pengesa të tjera: ata janë “mbrojtësit” e tij; dhe pastaj, a e ka në interes të tij vendosjen e moralitetit ky kryeministër? Unë mendoj se jo. Atëhere, mendoj gjithashtu që ajo ka qënë një deklaratë që do të mbetet e tillë e do të harrohet. Më mirë le të presim; sepse një gjë është e sigurt: nëse hapen ato dosje famëkëqia, në Shqipëri nis nje erë e re drejt moralitetit shoqëror. Por këtë mund ta bëjë vetëm një burrë shteti të cilit, më shumë i dhemb moraliteti shoqëror i shoqërisë së tij, se sa pushteti personal, qoftë dhe me hapsat e kashtës në dorë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Parashikimi i endrrave tuaja...

Advertisement