U ndanë rruget tona për jetë e per mot. Të betohem për këtë dhe ne Zot. Ku je tani valle se mua me le me mall?! Digjet kjo zemra ime se ti e ke kalle. Po mendoj si ne enderr si me thua lamtumire. Lamtumiren e fundit ne castin e veshtire. Ska me kurr per mua as gezim as lumturi. Vetem nje enderr te gjate qe quhet vetmi. Koha e gjatë kalon nje dekad si nje dite. E unë qendroj ne kujtime se di cfarë jam duke prite. Cfar paska qen kjo jete thjeshte jo e vertete, që më solli dhimbje në zemren e shkrete. Shumë të kam besuar shum të kam menduar. Por mbi të gjitha shum të kam dashuruar. Jeta po vazhdon perseri un po vuaj dhe po qaj per ty. Por askush spo e kupton perse po më rrjedh loti në sy. Dije se kjo jete pa ty per mua qenka e kote. Dhe spaska aspak kuptim të jetoj pa ty në këtë bote. Edhe pse sje me mua n cdo hap afer do të  më kesh. Me lot në sy po të pershendes lamtumirë dashuri qofsh mirë kudo që të jesh. Nesti Durres.

Mos e kthe koken per ate cka ke lenë pas. Dallga e detit mos e ler te te godas. Mos i veshtro yjet qe jan shuar. Se kurrë me skanë per te ndricuar. Jeten shihe ne sy dhe asaj buzeqeshi. Mesoje me hapa gezimi si te eci. Mos u tremb nga vetmia e nates. Cdo gje qe të tremb hidhja flakes. Dhe le te digjet aty e djeshmja. Nen zjarrin qe te ngroh, vetem te sotmen jeto. Me forcen e shpirtit ndrico e shkelqe. Udhetimi i vetmis te mbaroj atje. Nesti Durres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *