– A ka ndonjë program që mund të më ndihmojë të kthej dokumentet e fotografitë në kompjuter pasi kam bërë procesin e formatimit? Më kanë humbur shumë dokumente në kompjuterin tim pasi bëra formatimin, prandaj e bëj këtë pyetje.
– Nëse keni formatuar kompjuterin dhe doni të riktheni dokumentet që kishit më parë, duhet të shkarkoni këtë program: http://www.recovermyfiles.com/data-recovery-software-download.php?file=RecoverMyFiles. Pasi ta keni shkarkuar programin, filloni ta instaloni në kompjuterin tuaj. Ai do t’ju ndihmojë të riktheni gjithë dokumentet dhe fotografinë që ju janë fshirë pas formatimit. Pasi t’ju instalohet programi, do t’ju shfaqen opsionet që do t’i kuptoni shumë lehtë, pasi bëhet fjalë për rikthimin e atyre fileve që keni humbur. Për të rikthyer një file që e keni fshirë, shkoni te Recover files, por në qoftë se dëshironi të ktheni dokumente dhe foto etj. që ju janë zhdukur pasi keni formatuar kompjuterin, atëherë klikoni Recover a drive. Pasi të klikojmë Recover drive, do t’ju shfaqen drivet e kompjuterit tuaj dhe ju do të zgjidhni atë drive të cilit dëshironi t’i ktheni dokumentet që i keni pasur para formatimit. Pasi të zgjidhni diskun dhe të klikoni next, ju mund të zgjidhni se cilat lloje filesh jeni të interesuar për t’i kthyer, si për shembull, dokumente, fotografi apo video. Më pas klikoni në Start Recovery dhe pasi të shikoni filet që donit të rikthenit, klikoni Save files e ruajini ato ku dëshironi ju. Në këtë mënyrë, mund të ktheni pa problem të gjitha dokumentet apo fotografitë që ju dëshironi.
Advertisement