Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë gabimesh bëj që shëndoshem?

– Përshëndetje instruktor! Lexova javën e kaluar mbi regjimin që duhet të ndjekin fillestarët dhe më pëlqeu, por unë kam problem, sado që përpiqem të mbaj regjim ushqimor, përsëri kam tendencën për t’u shëndoshur. Mbaj njëfarë diete të veçantë dhe nuk ndihem mirë. Çdo gjë e gatuaj me vaj ulliri, që unë kam lexuar se është shumë i shëndetshëm, plus që ha shumë fruta dhe konsumoj kryesisht, drithëra. Ku qëndron gabimi im? I humb shpejt kilet, por i marr përsëri shumë shpejt. Viola.
Mario instruktor: – E dashur Viola, së pari, faleminderit për përshëndetjet tuaja dhe që na ndiqni. Së dyti, dalim te letra juaj. Nga ajo, unë kuptova që ju bëni ca gabime në dietën tuaj, edhe pse keni shkruar shumë pak. Unë jam totalisht kundra dietave dhe rënieve drastike në peshë që siç e kam thënë, përveçse ndikojnë shumë keq në shëndet, kanë edhe efekte negative, sepse siç i humb kilet, ashtu edhe i merr, duke rrezikuar t’i marrësh dyfish. Duhet të bëni shumë kujdes në regjimin tuaj ushqimor, jo të mbani dietë. Gjithë çfarë e ka falur natyra dhe është e ngrënshme, duhet konsumuar, por kuptohet, në sasi të vogla disa dhe në sasi të mjaftueshme, disa të tjera.
– Do t’ju thoja të regjistroheni në një palestër dhe në kombinim me regjimin ushqimor, jo dietën ushqimore, do të shikoni që do të bini natyrshëm, pa e ndjerë në peshë dhe pa rrezikuar shëndetin tuaj. Më poshtë, po ju them disa gabime që i bëjnë shumë persona. E fillojmë me vajin e ullirit. E dimë shumë mirë që ai është një vaj shumë i shëndetshëm dhe bëni shumë mirë që e gatuani çdo gjë me këtë vaj, ama edhe këtu nuk duhet ta ekzagjeroni. Ndoshta ju e konsumoni më shumë seç duhet vajin e ullirit. Nuk duhet të harroni se bëhet fjalë për një vaj që përmban 120 kalori dhe 14 gramë yndyrë për një lugë. Ekzagjerimi me këtë përbërës, mund t’ju kushtojë ndonjë kile më shumë pa e vënë re, siç edhe ju ka ndodhur realisht. Pra, kujdes!
– Ngrënia e frutave është shumë e mirë dhe ne gjithmonë jua sugjerojmë, por edhe këtu ka një masë, kemi shkruar edhe më parë për këtë gjë. Nuk ju themi të merrni një qese plot me mandarina dhe t’i konsumoni brenda ditës, por 4 fruta në ditë janë të mjaftueshme. Mos i hiqni kurrë nga tavolina, ama mos e ekzagjeroni sepse edhe ato përmbajnë sheqer.
– Konsumoni po kështu edhe frutat e thata. Edhe pse shumë vetë thonë se ato të shëndoshin, nëse i konsumoni përditë, por në një sasi jo shumë të madhe, ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në uljen e kolesterolit dhe kanë shumë vitamina.
– Përdorni ushqime që kanë në përmbajtjen e tyre gluten, gjithmonë nëse nuk vuani nga alergjia. Gluten përmbajnë thekra, tërshëra, soja e gruri. Kuptohet që këto produkte janë shumë të ushqyeshme, të japin energji dhe ruajnë linjat.
– Në qoftë se filloni të ushtroheni në një palestër, kini parasysh të bini nga pesha në mënyrë graduale sepse nëse humbisni peshë shumë shpejt dhe ndërkohë jeni duke u stërvitur, do të thotë që po konsumoni pak ushqime dhe po stërviteni më shumë seç duhet. Kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin.
– Pini sa më shumë ujë, kuptohet, në varësi të stërvitjes dhe organizmit tuaj, por të paktën një litër e gjysëm ujë duhet ta pini se s’bën sepse ndihmon shumë në rregullimin e metabolizmit. Pirja e ujit, gjithashtu, ul ndjesinë e urisë dhe e bën lëkurën tuaj më të pastër e më të lëmuar. Mirë do të ishte që në mëngjes, sapo të zgjoheni, të pini një gotë ujë me pak lëng limoni në të. Ai pastron organizmin dhe rregullon metabolizmin.
– Mos e eleminoni totalisht bukën apo makaronat, sepse kjo nuk është një mënyrë për t’u dobësuar. Ato duhet të përfshihen në regjimin tuaj ushqimor, vetëm konsumoni pak nga ato dhe mundësisht, buka të jetë nga miell kaf, ose merrni bukë thekre, apo integrale. Një herë në javë mund të hani edhe bukë të bardhë. Diçka shumë e rëndësishme është të mos hani shpejt, sido që të jetë koha juaj, e limituar apo jo. Kushtojini rëndësi të veçantë kohës që jeni duke ngrënë, hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin. Ngrënia me nxitim në këmbë apo edhe në rrugë duke ecur, sjell, pa diskutim, shëndoshjen. Edhe ngrënia e vakteve dhe respektimi i orareve është shumë i rëndësishëm. Mos shmangni asnjë vakt, sepse kjo ndikon në shëndoshjen më të shpejtë. Ndarja e ushqimeve në shumë pjesë të vogla është sekreti i parë për të filluar një regjim ushqimor shumë të mirë. Sado stres apo punë të madhe të keni, orarin e ngrënies mos e shtyni kurrë dhe mos shpikni dieta nga mendja juaj apo nga ato që lexoni sa andej-këtej. Në fund të fundit, më mirë është të konsultoheni me një dietolog sesa të merrni iniciativa vetë. Ajo që mund të bëni vetë është thjesht të mbani regjimin ushqimor që ju thashë më sipër. Së fundmi, sa më herët ta konsumoni darkën, aq më me siguri do të arrini të humbisni kilet që dëshironi. Ora 19.00 është orari më i mirë për ngrënien e vaktit të fundit të një dite. Nëse nuk rezistoni sërish së ngrëni edhe në një orë më të vonë, përgatisni një supë të lehtë vetëm me perime ose një sallatë jeshile, konsumojeni në darkë dhe bini rehat në gjumë më pas. Këto janë disa këshilla të vlefshme të cilat shpresoj t’ju vijnë në ndihmë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Mesazhet, dedikime...

Advertisement