Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi njofton se sot u paraqit projektligji për Nënshtetësinë ( Ιθαγένεια) për fëmijët e emigratëve.
Sipas “Kathimerini” marrëveshja e re u nënshkrua dje nga ministri i brendshëm Argyris Dinopoulou. Projektligji i ri parashikon tre kushte të ndryshme për marrjen e Nënshtetësisë. Aplikanti duhet të plotësojë të paktën një nga këto:
- Të ketë përfunduar arsimin e detyruar në shkollat greke (të shkollës fillore dhe të mesme),(δημοτικό και γυμνάσιο)
- Të ketë përfunduar gjashtë klasat e shkollës së mesme (shkolla e mesme), (γυμνάσιο και λύκειο).
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme greke dhe të jete diplomuar në universitetet greke AEI ose TEI.
Një i huaj mund të paraqesë një kërkesë për departamentin kompetent të komunës ku banon që në moshën 16 vjet, për të marrë Nënshtetësinë dy vjet më vonë.
Projektligji i është dërguar tashmë ministrive përkatëse për t’u firmosur dhe për t’u votuar në parlament.