1. Alkatrazi ka një shoqatë nxënësish

foto 1- alcatrazBurgu më i famshëm i botës në ishullin e Alkatrazit, u ndërtua para 80 vjetësh (dhe u mbyll pas afro 30 vjetësh funksionimi), por pak njerëz e dinë se ai ka edhe një shoqatë ish-nxënësish. Rojet e burgut jetonin në ishull bashkë me familjet e tyre dhe shoqata është krijuar nga fëmijët e tyre, që ndoqën shkollën në San Fransisko gjatë viteve që jetonin në Alkatraz, ndërkohë që shijonin edhe aktivitetet passhkollore si bouling, not dhe ping-pong në klubin e oficerëve.

 

 

 

 

 

2. Statuja e Lirisë, dikur ka qenë far
foto 2- statuja e liriseStatuja e Lirisë në Nju Jork është një dhuratë nga Franca, si kujtim për lirinë. Megjithatë, ish-presidenti amerikan i kohës, Grover Kliveland, mendoi se statuja do të shërbente më mirë si një burim drite. Pas disa përpjekjeve të dështuara për të funksionuar sistemi elektrik, ajo më në fund filloi të shërbente si far. Statuja e ka luajtur këtë rol për 16 vjet, por më vonë u gjykua se nuk ishte kjo mënyra e duhur për të trajtuar këtë simbol dhe detyrën e saj si far, e përfundoi në vitin 1902.

 

 

 

 

 

3. Ora e madhe e Londrës nuk e ka emrin Big Ben
foto 3- big benTë gjithë i referohen kullës që është simbol i qytetit të Londrës me emrin Big Ben, por në fakt, nuk është kështu. Big Ben është emri i kambanës që ndodhet brenda saj, ndërsa kulla vetë e ka emrin Kulla Elisabet, sipas Mbretëreshës Elisabet II.

 

 

 

 

 

4. Një rrobaqepës është vrarë aksidentalisht duke u hedhur nga Kulla Eifel
foto 4- eiffelFranc Raihelt, një rrobaqepës francez me origjinë austriake, është shpikësi i palltos parashutë. Nuk ia keni dëgjuar emrin? Mbase kjo ndodh ngaqë shpikja e tij ishte një dështim i vërtetë. Raiheltit iu dha leja ta testonte shpikjen e vet në Kullën Eifel, më 1912, por kur erdhi dita e caktuar, ai këmbënguli të hidhej vetë dhe të mos përdorte një kukull, siç pritej. Me gjithë protestat e miqve dhe spektatorëve, ai u hodh nga kati i parë dhe shpikja e tij dështoi. Ai u përplas përtokë dhe vdiq.

 

 

 

 

 

5. Muri i Madh Kinez është varreza më e madhe në botë
foto 5- muri i madhShumë njerëz e dinë se u deshën 1700 vjet për të ndërtuar Murin e Madh Kinez, por jo të gjithë e dinë se ajo quhet edhe varreza më e madhe në botë. Kjo i detyrohet faktit se për ndërtimin e tij, kanë vdekur mbi një milion njerëz. Ndërtimi urdhërohej të vazhdonte nga secila dinasti kineze që vinte në pushtet, me gjithë jetët e humbura në këtë proces.

 

 

 

 

 

6. Luftimeve të gladiatorëve në Koloseum nuk iu dha fund për arsye morale
foto 6- koloseuKoloseumi në Romë ka qenë vendi më i famshëm i luftimeve të gladiatorëve. Për shekuj me radhë, spektatorët zbativeshin duke barë beteja mizore mes njerëzve dhe bishave. Luftimet morën fund ndërmjet viteve 523-432 p.e.s, në fakt, jo për arsyen se njerëzit e kuptuan se sa mizore ishin këto luftime, por sepse kostoja e blerjes së shtazëve nga e gjithë bota ishte rritur shumë.

 

 

 

 

 

7. Maçu Piçu është ndërtuar për t’u rezistuar tërmeteve
foto 7- macu picuMaçu Piçu është ndërtuar në majë të jo një, por të dy vijave tektonike me aktivitet të lartë sizmik, në Peru. Ndërtimi me gurë është bërë në mënyrë të tillë që t’i rezistojë një tërmeti. Në fakt, gjatë një tërmeti, blloqet e gurëve duket sikur po kërcejnë dhe janë dizenjuar që të bien përsëri në vendin e tyre, pas mbarimit të tij. Pikërisht për këtë arsye, ai e ka ruajtur formën e tij edhe pas kaq shekujsh.

 

 

 

 

 

8. Faraoni Tutankhamon nuk ishte i vetëm në varr
foto 8- tutankamoniKur u zbulua varri i djalit të famshëm faraon, bashkë me të ishin edhe dy trupa të tjerë. Dy fetuse të vegjël ishin varrosur bashkë me të. Testet e ADN-së provuan se njëri nga fetuset ishte vajza e tij e palindur. Fetusi i dytë mendohet të jetë edhe ai një fëmijë tjetër i palindur. Meqë Tutankhamoni mendohet të jetë produkt i një incesti, sepse prindërit e tij ishin vëlla e motër, edhe ai u martua me gjysmë-motrën e tij për të ruajtur gjakun e pastër mbretëror dhe mendohet se fetuset e kishin të pamundur të mbijetonin, për shkak të defekteve gjenetike.

 

 

 

 

foto 9- taxhm mahal9. Taxh Mahal ndërron ngjyrë
Në realitet, ai nuk e ndërron vërtet ngjyrën, vetëm duket sikur e ndërron. Taxh Mahali duket sikur ka ngjyrë të ndryshme, në varësi të orës së ditës në të cilën e sheh. Në mëngjes, ai duket rozë, pasdite i bardhë dhe pas mesnate, ngjyrë ari. Disa thonë se përfaqëson ndryshimin e humorit të një gruaje, përderisa monumenti i famshëm u ndërtua si një varr dhe mauzole për gruan e dashur të Shah Jahanit, mbretëreshën Mumtaz Mahal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *