Konkurset e bukurisë në Shqipëri, Kosovë e rajon, kanë qenë gjithmonë të pagabueshme përsa i përket një përzgjedhjeje të drejtë. Shqiptarët konsiderohen si racë e bukur, e kjo vërtetohet jo vetëm nëpërmjet njerëzve në jetën e përditshme, por dhe nëpërmjet konkurseve të bukurisë. Morfina Hasani është bukuroshja që së fundmi është shpallur “Miss Kosova 2017”. Për emocionet e konkursit e më tëpër, ajo ka folur për gazetën “Intervista”.

 Fabjola Kuburi:- Morfina, përshëndetje. Sa ka ndryshuar jeta jote që nga momenti i kurorëzimit si Miss?

Morfina Hasani:- Jeta ime ka ndryshuar që nga kurora ime e parë si Miss Univers Internacional Kosova 2017. Ndihem mirë me gjithë këto vlerësime.

-Sa besim në vetvete kishe se do të shpalleshe ti më e bukura e Kosovës?

– Kisha besim se do bëhej zgjedhja e duhur. Secili kur hyn në një garë bukurie apo në çdo garë tjetër synimi i tij është që të fitojë, kështu që do ishte hipokrizi nëse do thoja që nuk hyra për të fituar ose nuk e kisha atë synim.

-I ke ndjekur konkurset e bukurisë kur ke qenë e vogël? Kush Miss të mbetet në kujtesë si një bukuri që ty të ka lënë përshtypje?

Më ka pëlqyer bota e modelizmit që kur isha e vogël. Edhe gjithmonë më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë Angela Martini.

-Ishte i vështirë depërtimi në fazën e parë të “Miss Kosova 2017”?

-Kam patur shumë sfilata dhe aty ku kishte drejtësi kishte edhe fitore, kam punuar shumë në këtë drejtim pa u ndalur, e falënderoj edhe menaxherin tim.

-Cila nga bukuroshet e tjera mendon se ishte një pretendente e mirëfilltë për kurorën?

-Mendoj se juria vendosi më së miri kush meriton kurorën për Miss Kosova, ishin korrekt, juri profesionale, kështu që nuk mund të jap unë një opinion të saktë për këtë.

-Sa të ka mbështetur familja jote në këtë rrugëtim?

-Kam patur mbështetjen e familjes gjithmonë edhe kanë qenë pranë meje në çdo hap që kam bërë.

-A mendon se një konkurs bukurie është vendimtar për pamjen e një individi?

– Jo, nuk është e thënë që duhet të marrësh pjesë në një konkurs bukurie që të jesh e bukur, ka shumë vajza të bukura që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e këtyre konkurseve po që mbeten të bukura gjithsesi.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *