Shenjat e horoskopit në… seks!
Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…
Shigjetari
Preferencat seksuale: Një nga dëshirat më të mëdha erotike të Shigjetarit është të grumbullojë një numër të madh eksperiencash seksuale, para se të gjendet në… “portin” ku do të ankorojë. Ke menduar ndonjëherë të bësh seks në vend të çuditshme publike, si në ndonjë park, në det, apo në makinë? Nëse po, atëhere me siguri Shigjetari është partneri që bën për ty. Ai/ajo do ta bëjë realitet fantazinë tënde, sepse edhe atij i pëlqen të rrezikojë, i pëlqejnë aventurat dhe origjinaliteti në jetën seksuale. Gjuetia erotike është lodra e tij e preferuar në seks, sepse është i gatshëm të bëjë çdo gjë derisa të arrijë t’ju çojë në shtratin e tij! I pëlqen ta befasojnë me sfida seksuale dhe, kur në seks nuk ka veprim, mërzitet e preferon të luajë videolojëra, ose të dalë për pazar me shoqërinë.
Profili seksual: Seksi është loja erotike që e stimulon më shumë, por mërzitet shpejt dhe kërkon shumëllojshmëri. Impulsiviteti është një nga karakteristikat e tij kryesore. Mund të kalojë një natë seksi me dikë pa e menduar më parë, nëse zgjedhja e tij është ajo e duhura. Mund ta harrojë lehtë një partner/e ose një natë seksi që e ka “eksituar”. Zgjedh të bëjë seks me njerëz që, përveç joshjes seksuale, i kanë stimuluar edhe trurin. Për të nuk ka aq shumë rëndësi pamja e jashtme, sesa personaliteti i personit që ka zgjedhur dhe, përveçse partner/e, do ta ketë edhe shok/shoqe të mirë!