Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Aurela Gaçe për Dr.Florin: Morali dhe te ndershmit.

Ai iku. Por kurre s’ u shfaq dikush qe nuk ishte. Kurre nuk tha jam I ndershem. Kurre nuk gjykoi askend. Madje ne kenget e tij thoshte”jam po I njejti , vazhdoj te pi prape jack” …. foli hapur per ate qe ishte …. per cfare besonte, cfare jetonte .

Edhe kur e mundi demonin e tij, ate qe vetem ai e familja e dinte sa shume luftoi , ai perseri doli hapur ne tv, dhe deklaroi se ishte fitimtar.

Cili artist ka qene kaq troc e kaq I vertete e kaq I hapur te linte kedo t’a shikonte sic ishte?

Advertisement

Cili artist ishte kaq I gatshem te lejonte kedo te kuptonte qofte edhe problemet e tij bashke me shpirtin e tij plot dashuri.

Ai ashtu ishte e iku I njejte. Prandaj dhe e deshem.

Puna eshte tek ata-ato te “ndershmit” te “moralshmit”

Si I behet qe pikerisht keta qe sot na shesin moral , jane pikerisht ata qe per dashnore kane grate e shokeve…si I behet me ata qe per hir te te qenurit “moderne” ka raste edhe I nderrojne dashnoret me njeri-tjetrin….qe grave te tyre ne shtepi u flasin me fjalorin me te ulet, pikerisht sepse s’ kane respekt per to….sepse e dine qe edhe ato rrine me ata sepse u sigurojne jeten….si t’ja u bejme atyre qe rrine me grate e tyre e anasjelltas, per hir te “femijeve” ose me sakte per syte e botes….si t’ja u bejme atyre qe flene me burrat e tyre dhe bejne sikur nuk dine qe burri fle me nje, dy, tre….madje impotenca e ben te perdore edhe viagra .

Ketyre te moralshmeve te pa moralshem si t’ja u bejme??? Qe sigurisht thithin nga pak kokaine tavolinave ku flasin per moral, ku mes tymit te purove e gllenjkave te whiskey-t , na shesin aq shume moral se si duhet te jete artisti, e pikerisht ai qe kuurreee nuk e fshehu veten perpara askujt.

Pra, na shesin aq shume moral sa pordhet e tyre te “ndershme” mbajne aq shume ere sa na qelben ajrin.

Lereni or dreqer te prehet I qete. Lereni or djaj familjen te qaje djalin e vete .

Lereni edhe veten tuaj te lire ndonjehere po ja u mbajti e dilni hapur ashtu sic jeni …por s’ mundeni se e dini shume mire te vertetat e jeteve tuaja te mbushura me bosh, te mbushura me trishtim … e kujtohuni qe rrisni femije edhe ju e mund t’ju dhembe zemra njesoj ndonje dite.

Nuk mundeni te jeni te lire si ai qe u kenaqet duke gjykuar, as ne endrrat tuaja me te shfrenuara.

Ai ishte I lire, dhe vetja e vete. Shpirt I lire , pranoi Zotin ne jeten e tij, dhe Zoti e mori ne gjirin e tij.

Une kam hallin tuaj ku di te shkoni kur te ikni nga kjo jete ….sado tym te beje puroja juaj , nuk mund te behet re e t’ju ngreje deri tek Zoti.

Mesazh I qarte per ju qe hodhet sado pak balte mbi dhimbjen e nje njeriu qe ju dha vecse dashuri mes artit te tij…qe hodhet balte mbi dhimbjen e familjes ….karma mund t’e vije t’ju takoje ndonje dite…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

11% e ayre që tradhtojnë nuk kanë frikë nga asgjë

Next Post

KE KAPI POLICIA SOT?

Advertisement