Këngëtarja e njohur Alida Duka nuk ndalet, energjia e saj gjithnjë është në rritje e derisa ato që nuk e njohin nga afër me siguri habiten se nga merr gjithë këtë energji për punën që bën. Projekte të shumta që nuk ia kemi idenë, e së fundi ajo vjen edhe si një nëna dimër super seksi përmes një fotosesioni të realizuar në Gjermani në një qendër tregëtare atje e duke i lënë kështu gojëhapur gjithë të pranishmit që kanë ndodhur aty gjatë realizimit të fotosesionit. Duke shpalosur kështu linjat seksi dhe fizikun në formë, Alida në një bisedë për ‘Panorama plus’ tregon se para se të fillojë të bëj fotot për fundvit ka pasur një incident të këndëshëm. “O Zot, atë ditë isha me vonesë për terminin që kisha lënë për të bërë fotot dhe duke shpejtuar të bëhem gati të nisem më është thyer thonji i gishtit të mesit e më dilte gjak”, thekson kështu mes bisedës këngëtarja e njohur Duka e cila në ato momente thotë se ka qenë shumë nën stress. ‘Futem përballë tek një restorant dhe ju them keni helikoplast? Ato kujtuan ndonjë gjë me pi (qesh), jo them helikoplast, nuk kuptuan pasiqë u hutuan kur më panë të veshur ashtu sepse menduan që do ju jap ndonjë dhuratë jo të kërkoj ndonjë gjë (qesh)”, thekson mes tjerave këngëtarja Duka e cila pëfundvit ka sjellë këtë fotosesion të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *