Në njoftimin e tij të fundit në Facebook, ish-kryeministri Berisha sulmon përsëri Kryeministrin Rama, këtë here për sulm ndaj gjyqësorit. Ja çfare shkruan ai:
Te dashur miq, Rama vazhdon sulmet e egra, kercenimet fizike ndaj gjykatesve, qe per mungese te plote te provave lirojne te arrestuarit e Policise per abuzim me energjine elektrike. Keshtu, dy jave me pare Rama kercenoi me jete gjykatesen e nderuar te Kukesit pse nuk mbajti ne burg babain e papune dhe pa ndihme sociale te tre femijve. Pese dite me pare Rama, si skizofren, kercenon gjykatesen e Krujes, te cilen pasi e shan me gjuhe ordineri i thote: “ti ke shkurtuar afatet, une te shkurtoj kembet”. Kurse gjykatesja trime i pergjigjet: “zoti kryeminister une kam zbatuar me korrektese vetem ligjin”. Rama vazhdon me kercenimin e tij fondamentalist, gje qe e detyron gjykatesen e guximshme me ne fund ti pergjigjet: “ti je rrugaç nuk je kryeminister”!
I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe forcen e ligjit ndaj ketij te semuri psiqik per ta vendosur para drejtesise dhe per ta detyruar te vizitohet per aktet e tij te papergjegjshme, kercenimet antikushtetuese dhe antillgjore qe u ben thuajse çdo dite gjykatesve por dhe qytetareve te tjere te vendit!!