– Kam rënë në hall me prindërit e mij të divorcuar. Jam 15 vjeçe, dhe prindërit e mij u ndanë për motive te dobëta. Pas një periudhe shumë të gjatë gjoja për tu pajtuar, arritën në përfundimin që nuk mund të jetonin më bashkë. E vuajta shumë, dhe e vuaj akoma, sepse më duket sikur më janë rrëzuar gjithë mendimet e mia të mira për familjen. Tani më ka humbur besimi në familje. Mua gjygji ma ka lënë mua në dorë të vendos se me kë dua të rrij. I dua të dyj si sytë e ballit, dhe nuk di as kujt t’ja ndreq e kujt t’ja prish. Këmba më tërheq më shumë nga mami me thënë të drejtën, por dhe për babain më vjen keq, sado që ai ishte shkaktar i kësaj ndarjeje sepse lejoj një të tretë të na futet në mes. Ju si do të vepronit, kë do të zgjidhnit për të qëndruar me babain apo mamin?
Advertisement