Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Grim i përkryer, nga nëna, te vajza!

Artisti grimier, Bobi Braun, u ka treguar tri nënave dhe vajzave të tyre si të grimohen për t’u dukur më bukur.

foto 1-para rregullimit1. Para rregullimit
Kërtni dhe Kristeni, 21 dhe 18 vjeçe, kanë trashëguar sytë e bukur, të blertë dhe të qeshurën rrezëllitëse të nënës së tyre, Dorotisë, 47 vjeçe. “Mamaja duket gjithmonë bukur, por nuk bën aq sa duhet që të nxjerrë në pah sytë e saj”, thotë Kërtni. Dorotisë i pëlqen ideja për të mësuar më shumë në fushën e grimit: “Do të ishte shkëlqyeshëm për ne të mësojmë si të nxjerrim më në pah tiparet tona më të mira”, thotë ajo.

 

Advertisement

 

 

 

 

 

foto 2- pas rregullimit2. Pas rregullimit
Këshillat e Bobit për sy sa më të bukur
Për mamatë: Tonet e syve ngjyrë bezhë, vjollcë, apo ngjyrë myshku i nxjerrin më në pah sytë jeshilë. Përdorimi i lapsit është i domosdoshëm për gratë mbi 40 vjeç, thotë Braun. Bëni një vijë duke filluar nga cepi i brendshëm i syrit deri në fund të cepit të jashtëm. Gjithashtu, mbushini zonat bosh të vetullave me një laps vetullash. Vetullat e rregulluara mirë, nxjerrin në pah çdo lloj syri, vazhdon ai.
Për vajzat: Nëse lëkura e qepallave është me yndyrë, aplikoni pak pudër në të, nga ajo që përdorni për fytyrën, për të krijuar një bazë të mirë, ku do të qëndrojë toni i syve. Përdorni të njëjtën paletë ngjyrash për jeshilen, kafen e vjollcën dhe eksperimentoni me tekstura me xixa, etj. Në fund, aplikoni nja dy shtresa rimeli, për t’u dhënë shkëlqim syve.

 

 

 

foto 3- para3. Para rregullimit
Debi, 48 vjeçe dhe vajza e saj, Çelsi, 22 vjeçe, kanë të njëjtin ritual bukurie. Ato bëjnë manikyr-pedikyr dy herë në muaj, u pëlqejnë edhe buzëkuqët dhe nuk kanë frikë të përdorin ngjyrat e ndezura. “Më kanë pëlqyer gjithmonë ngjyrat e forta, të kuqe, koral dhe purpur”, thotë Debi. Çelsi është dakord: “Më pëlqen buzëqeshja ime, kështu që, edhe kur nuk grimohem fare, vë pak të kuq buzësh. Pjesën tjetër të fytyrës e grimoj shumë lehtë”.

 

 

 

 

 

 

foto 4- pas4. Pas rregullimit
Këshillat e Bobit për buzët me ngjyrë të ndezur
Për mamatë: Përgatitini buzët me pak krem hidratues para se të vini buzëkuqin. “Më pëlqen gjithashtu të aplikoj pak shkëlqyes pa ngjyrë ose balsam mbi buzëkuqin, për një luk më modern”, thotë ai.
Për të gjetur ngjyrën e theksuar që bën për ju, zgjidhni një tonalitet më të fortë sesa buzëkuqi që përdorni zakonisht, por duke ndenjur në të njëjtën paletë ngjyrash. Pasi të aplikoni buzëkuqin, përdorni në konturet e buzëve një laps me ngjyrën tuaj natyrale.
Për vajzat: Mund të përdorni produkte të lëngshme, si shkëlqyesi ose edhe lapsat, me të cilat do të evitoni gabimet. Nuk ka gjë më të keqe sesa buzëkuqët e ndezur, që përhapen gjithandej. Nëse përdorni një penel, do ta keni më të lehtë. Më pas vijëzoni sytë me laps, përdorni një ton sysh neutral dhe dy shtresa rimel. Kaq mjafton për të kompletuar lukun me buzëkuq të ndezur.

 

 

 

foto 5- para5. Para rregullimit
“Grimi nuk është fusha ku jam eksperte dhe vajza më ndihmon shumë në këtë drejtim”, thotë Pati, 52 vjeçe, mësuese. Për fat të mirë, Stefania, 22 vjeçe, i jep mamasë këshilla të shkëlqyera. “Sa herë e shoh, i sugjeroj ndonjë rregullim të vogël. Tani po e këshilloj të përdorë dy herë në ditë krem hidratant”.

 

 

 

 

 

 

foto 6- pas6. Pas rregullimit
Këshillat e Bobit për një lëkurë plot shkëlqim
Për mamatë: Për të pasur një lëkurë të lëmuar, me shkëlqim, aplikoni hidratantin dhe pastaj, aplikoni një krem-pudër të lehtë, jo të yndyrshëm e hidratues, në zonat ku keni nevojë.
“Me kalimin e moshës, sigurohuni të përdorni një korrektues kremoz, për të fshehur rrathët poshtë syve. Një korrektor shumë i thatë do t’ju tregojë më të madhe në moshë”, thotë ai. Edhe i kuqi i faqeve është mirë të jetë kremoz. Ai i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm, pa u futur nëpër rrudhat e holla.
Për vajzat: Është e rëndësishme të përdorni një krem hidratant me SPF qëkur jeni në të 20-at. Blini një korrektor në formë buzëkuqi që do t’ju ndihmojë të fshihni njollat, skuqjet, apo gungat. I kuqi i faqeve në formë pudre është i mirë për gratë me lëkurë të yndyrshme, pasi nuk fshihet.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të mbash në shtëpi një kafshë... ekzotike!

Next Post

Si parandalohet apo mjekohet faringiti?

Advertisement