Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
LUANI
1. Është njeri që bie gjithmonë në sy dhe që e fiton lehtë admirimin e gjithë njerëzve me të cilët shoqërohet.
2. Është i sinqertë e spontan dhe e fiton lehtë besimin tënd, të cilin gjithsesi, e meriton.
3. Jep gjithçka për njerëzit që do! Do të jetë gjithmonë pranë teje për të të dhënë një këshillë, ose për të të ndihmuar, nëse ke nevojë!
4. Është bujar dhe i pëlqen ta shfaqë dashurinë e tij me dhurata të ndryshme.
5. Ka shije shumë të mirë, jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në të gjitha fushat e jetës.
6. Është i pavarur, dinamik dhe të bën të ndjehesh i qetë e i sigurtë përkrah tij.
7. E jeton jetën me pasion, sidomos atë erotike.
8. Është i drejtë, i qëndrueshëm dhe shumë punëtor. Do të të bëjë gjithmonë të ndjehesh krenar për të.
9. Kujdeset të t’i plotësojë dëshirat edhe para se t’i shprehësh.
10. Ka humor dhe është optimist. Do të të transmetojë gjithmonë energji pozitive dhe do të të ngrejë humorin.