Analizat
Një djalë shkoi në spital për të bërë analizat. Atje, pa një djalë të vogël që po qante.
– Çfarë ke që po qan? – e pyeti.
– Kam ardhur të bëj analizat e gjakut, por vëllai me ka thënë që do të më presin gishtin për të më bërë analizat…
Atëhere, ky ia nis të qarit.
– Po ti, çfarë ke?- e pyet djali i vogël.
– Unë kam ardhur të bëj analizat e urinës.

Dashuria
– Për të qenë e lumtur me një burrë, duhet ta kuptosh shumë dhe ta duash pak.
– Për të qenë i lumtur me një grua, duhet ta duash jashtëzakonisht shumë dhe të mos e marrësh mundimin ta kuptosh.

Mësuesja
– Babi, mësuesja më tha: “S’ia kemi parë asnjëherë surratin babait tënd në shkollë…”
– Po mirë, atëhere, merr fotografinë time dhe tregoja mësueses.

Lindja
– Grua, këtë fëmijë linde?
– Po.
– Moj, po si shumë i zi qenka?!
– Vetë e ke fajin. Të thashë atë natë të mos e fikje dritën, por nuk më dëgjove!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *