E nderuar redaksi, të nderuar lexues! Vdekja është e dhimbshme në çdo lloj moshe e në çdo lloj rasti. Por kur jetën ta marrin të afërmit e tu është akoma më e tmerrshme. Dhe sot jam në dilemën: gjakmarrje, apo falje?
Jam dyzet e pesë vjeç dhe jetoj në Durrës. Kam pak kohë që kam blerë shtëpinë në qytet për shkak të shkollës së fëmijëve. Vetë jam lindur e rritur në fshat e prindërit e mi kanë qenë punëtorë të thjeshtë. Babai im ka punuar në ndërmarrjen Rruga-Ura ndërsa mamaja ime ka qenë kuzhiniere në mencën e kooperativës. Në jemi pesë fëmijë. Kam dy vëllezër e më pas dy motra e i fundit jam unë. Vëllezërit e mi jetojnë të dy në fshatin e lindjes. Që të dy janë mirë ekonomikisht, por kanë të njëjtin problem-hall me mua. Ndërsa motrat janë martuar: e madhja jeton në Greqi ndërsa e dyta në Itali. Fatmirësisht janë sistemuar mirë e kanë fëmijë të mbarë. Unë që jam më i vogli kam jetuar në fshat me prindërit shumë pak, pastaj në Greqi e sapo e vendosa të kthehesha ndodhi gjëma, në shtëpinë e tokën që me aq mund prindërit u kujdesën të na i linin neve.
Kur unë u rrita, sapo ndryshuan kohërat, e prindërit e mi jo vetëm nuk kishin para sepse kishin rroga të vogla, por edhe kishin pesë fëmijë. Por në atë kohë u martuan të dy motrat të parat dhe dy vëllezërit më pas, e kështu shtëpia vetëm nxirrte para e nuk futej asnjë qindarkë të ruhej. Fatmirësisht janë shpenzuar për mirë. Unë bëra ushtrinë dhe në fakt më doli për mirë ushtria.
E bëra ushtrinë në Tiranë dhe reparti ku rashë unë ishte për riparimin e makinave. Mësova gjithçka, jo vetëm nga etja për dije, por e pashë që ishte zanat i mirë. Shqipëria do mbushej me makina nga emigrantët e gjithmonë do të gjeja punë. Ndërsa mësova zanatin, Maksuti, kapterri që kisha “shef” ishte goxha burrë. Ai kishte qejf pijen dhe ushtarët për të marrë ndonjë ditë lejë më shumë i sillnin gjithmonë ndonjë shishkë me raki. Një shoku im ushtar i solli një raki të zier dy herë dhe Maksuti u bë më tapë se herët e tjera. Nuk e mbanin këmbët të shkonte në shtëpi. Më kapi përkrahu dhe mezi më shqiptoi që donte ta përcillja. Sigurisht që u nisa përnjëherësh me të dhe e përcolla. Kishte një shtëpi private shumë të këndëshme sapo kalon Kombinatin.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *