Iljard Shaba është mjeshtër i violinçelit, në shfaqjet e tij apo eventet ku është ftuar i gjithë publiku mahnitet nga tingujt që prodhon me instrumentin e tij.
Ai është pjesë e spektaklit “Dance with me” partner me Fiori Dardhën dhe ka treguar që edhe kërcimi është pasion i tij.

Fabjola Kuburi:- Iljard, përveçse je një artist i ri, i talentuar, simpatik dhe që tashmë edhe kërcen bukur; çfarë tjetër duhet të dimë për ty? Nga je, si je, pse je…?
Iljard Shaba:- Ndoshta jo shumë më njohin si figurë publike duke qenë se kam preferuar të qëndroj deri diku larg mediave por arti im ka folur më shumë për mua.
-E kishe pritur që emri yt të renditej në listën e konkurentëve të një kompeticioni kërcimi yjesh?
-Të jem i sinqertë nuk e kisha pritur por kur më erdhi ftesa për një kompeticion kërcimi e pranova me shumë dëshirë duke qenë se gjatë performancave të mia kam ndërthurur dhe kërcimin por kuptohet jo atë profesionist. Këtu po trajnohem nga balerinë profesionistë që do më ndihmojë shumë dhe në performancat e mia.
-Të gjithë thonë se “nuk mund t’i thuash “Jo” Verës!”… Kaq bindëse është?
-Vera është shumë kërkuese dhe bindëse njekohësisht. Jo lehtë mund ti thuash “jo” thjesht duhet të dish si t’ja thuash. (qesh)
-E njihje më parë Fiorin?
– Fjorin nuk e njihja më parë por pasi mora vesh që do isha partner në kërcim me të u informova rreth asaj dhe jam i lumtur pasi kemi mirëkuptim.
-Këtë sfidë e ke marrë seriozisht apo thjesht për t’u zbavitur?
-Jam tek e mesmja e artë, pak seriozisht dhe pak për tu zbavitur. Kështu do funksionojë më mirë.
-Çfarë i the vetes, ditën e parë që shkove në prova?
-Mendoja se kërceja mirë (qesh) por do përpiqem të mësoj më shumë.
-Sa selfie ke bërë deri më tani në spektakël?
– Të vërtetën, deri tani 2-3 selfie. Nuk më pëlqejnë shumë selfiet.
-Prania e cilit prej konkurentëve të tjerë ishte një “surprizë” për ty?
-Sigurisht që prania e Linda Reit ishte një surprizë, nuk e njihja më parë dhe në këtë kompeticion është një sfidë më vete për publikun shqiptar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *