Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A dëmtohet syri i mirë?

– Kam një vajzë 13 vjeçe që më ka dalë me ambliopi në syrin e majtë. Dua të di, a ndikon ambliopia në dëmtimin e shikimit në syrin e djathtë, me të cilin vajza shikon shumë mirë? Veç kësaj, a rrezikon që ambliopia në syrin e majtë të bëhet më e rëndë, apo qëndron në këtë fazë që është? A shërohet? Faleminderit.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – E nderuar mamaja e vajzës 13 vjeçe! Fillimisht do të shpjegoj disa të dhëna të thjeshta mbi ambliopinë, të cilat do të të ndihmojnë për të kuptuar përgjigjen e pyetjes suaj.
– Ambliopia është paaftësia e syrit të njeriut për të parë më mirë, ose siç quhet në gjuhën e përditshme, syri dembel. Në përgjithësi, ambliopia ndodh në rastin e syrit me numër më të madh syzesh dhe si rrjedhim, ky sy i merr impulset vizive më ngathët sesa syri me numër më të vogël (më i mprehtë) dhe kështu zhvillohet ngadalë aftësia e tij e të parit. Ka edhe raste kur ambliopia është e lindur dhe ka të bëjë me sëmundje të tjera të syrit që e kanë lënë atë inaktiv, të pazhvilluar. Luftimi i ambliopisë duhet të bëhet që në moshë të vogël. Duke u bazuar në protokollet e sotme ophtalmologjike, mjeku okulist duhet ta ketë përfunduar luftimin e ambliopisë brenda moshës 7-8 vjeçare. Pra, fëmija duhet t’i ketë vendosur syzet që në moshën 5-6 vjeç maksimumi, edhe duke mbajtur syze të vazhdueshme, edhe duke vendosur fasho (opticland) në syrin e shëndetshëm, që të ketë filluar aktivizimi vetëm i syrit të dobët derisa ai të barazohet me syrin e shëndetshëm. Më pas, vazhdohet vetëm me mbajtje të syzeve, pasi edhe pse numri i syve mund të jetë i ndryshëm, aftësia e të parit të të dy syve duhet të jetë e barabartë. Kjo barazi krijon imazhin tredimensional të objektit në trurin e njeriut, në zonën qendrore të të parit, që është e pozicionuar në lobin ocipital të trupit, në fissura kalkarinea.
– Përsa i përket vajzës suaj 13 vjeçe, kjo amblyopi, ky dembelizëm i të parit në syrin e majtë tashmë është i instaluar dhe nuk mund të zhduket më. Përsa i përket syrit të djathtë, ky sy është aktiv dhe nuk ndikohet absolutisht nga paaftësia e syrit të majtë, kështu që nuk duhet të shqetësohemi fare për syrin aktiv. Ndërsa përsa i përket pyetjes se mos kjo ambliopi e syrit të majtë përkeqësohet edhe më shumë, kjo nuk duhet t’ju shqetësojë fare, pasi në moshën e vajzës tuaj 13 vjeçare nuk ka më mundësi që shikimi të ulet më shumë. Ambliopia tashmë është fiksuar, është instaluar dhe situata nuk përkeqësohet më, por as nuk përmirësohet e nuk shërohet. Faleminderit për pyetjen tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Plazhet ku bëhen më shumë festa...

Next Post

A është ngrohja globale më keq nga ç’e mendonim?

Advertisement