Vera iku, por filloni mendoni qe tani per pushimet e ardhshme…. Për ata që duan jo vetëm të pushojnë, por edhe të festojnë, gjetëm plazhet më të mira në botë ku bëhen festat verore.

foto 1- tel aviv1. Plazhi Gordon, Tel Aviv, Izrael
Tel Avivi është pa dyshim një nga vendet e veçanta me ritme të fuqishme muzikore. Plazhe unike me rërë të artë (16, në total), njerëz simpatikë, bare dhe restorante në breg të detit, të gjitha këto përbëjnë kuadrin e nevojshëm për festa të paharrueshme. Plazhi Gordon është i mbushur me turistë, por edhe vendas, duke filluar që nga maji e deri në shtator.

 

 

 

 

 

foto 2- Kejp taun2. Clifton One, Kejp Taun, Afrikë e Jugut

Kejp Tauni njihet si një qytet shumë i bukur, kështu që mund ta imagjinoni lehtë sa zbavitës është. Në Clifton janë 4 plazhe dhe ne ju propozojmë të shkoni tek i pari, ku rëra është e bardhë, ujërat e kristalta e freskuese dhe perëndimi i diellit një nga më të bukurit në botë. Në një distancë shumë të vogël, do të gjeni edhe baret e restorantet, si edhe mjaft klabe për të kërcyer gjithë natën.

 

 

 

 

 

foto 3- miami beach3. Plazhi i Majamit, Florida
Çfarë klasifikimi do të bënim për festat në plazh (beach parties, siç i quajnë amerikanët), nëse nuk do të përfshinim plazhin e Majamit? Këtë e shpreh më mirë Uill Smith, në këngën e tij të vitit 1998, “Majami”. Ky plazh është një nga plazhet më të mëdha festive në botë. Është i mbushur me reklama neoni, arkitekturë “art deko” dhe me një shumëllojshmëri baresh e restorantesh për të plotësuar edhe shijet e njerëzve më kërkues. Mos u shqetësoni nëse zgjoheni me dhimbje koke; një zhytje në Atlantik do t’ua qetësojë menjëherë atë.

 

 

 

 

foto 4- uruguai4. La Barra, Punta del Este, Uruguaj
Plazhi i La Barras ndodhet në pikën më jugore të Uruguajit dhe është një zonë pushimi kozmopolite, por edhe vend ku bëhen shumë festa. Zona e Punta del Estes njihet si San Tropeja e Amerikës së Jugut, me netë që duket se zgjasin shumë më vonë se perëndimi i diellit.

 

 

 

 

 

 

foto 5- kroaci5. Petrçane, Zadar, Kroaci
Çdo vit, gjatë kohës së “Garden Festival”, Petrçane (afro 10 km nga Zadari), transformohet nga një fshat i thjeshtë peshkatarësh, në një festë të madhe që zgjat plot 7 net (2-9 korrik), me muzikë dhe evenimente të tjera. Që prej vitit 2007, kur filloi festivali muzikor e deri më sot, kanë ndryshuar shumë gjëra, por tani zona ka shumë bare tiki (bare ku përgatiten koktejle ekzotike), klube nate dhe festa që organizohen nëpër anijet luksoze.

 

 

 

 

 

foto 6-berlin6. Oststrand, Berlin, Gjermani
Berlini tashmë merr pjesë prej vitesh në të gjitha guidat turistike të të gjitha stinëve dhe për aspekte të ndryshme, dhe një ndër ta janë edhe festat. Plazhi urban në afërsi të lumit Spree ndodhet i fshehur mirë pas pjesëve të mbetura të Murit, megjithatë vendasit i njohin mirë baret e fshehura të plazheve dhe i shfrytëzojnë ato gjatë gjithë vitit.

 

 

 

 

 

 

foto 7- virgin ilsands7. Jost Van Dyke, Ishujt e Virgjër
Arkipelagu i Ishujve të Virgjër është pjesë e territoreve të Britanisë së Madhe në Karaibe. Në këto ishuj do të gjeni mbase baret më të mira të plazhit në botë. Do të keni nevojë për ndihmë për t’i gjetur, sepse janë të fshehura mirë, por mundimi juaj do të shpërblehet! Në ishullin Jost Van Dyke ndodhen dy mundësi zgjedhjeje: Foxy’s Bar dhe Soggy Dollar Bar. Në të parin, bëhet festë çdo ditë, ku përfshihet edhe rumi i prodhuar vetë, ndërsa përballë, në Soggy Dollar, është më e vështirë për të shkuar, por ia vlen mundimi.

 

 

 

 

 

foto 8- kuba8. Plazhi Ankon, Trinidad, Kubë
Ky plazh është i tëri një festë e madhe, me kërcime në rrugë dhe rum në të gjitha gotat. Kubanezët janë mjeshtër të festave dhe Trinidadi, me shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugicat e ngushta, është një zgjedhje e mirë për të mësuar prej tyre. Natën zgjidhni ndërmjet barit Casa de la Musica dhe Casa de la Trova për të kërcyer me ritmet e salsës, ndërsa ditën, mund ta vazhdoni festën në plazhin Ankon, së bashku me qindra turistë të tjerë që nuk blejnë paketa turistike, por kërkojnë diçka më autentike.

 

 

 

 

 

foto 9- indi9. Anjuna Beach, Goa, Indi
Nëse doni të bëni një udhëtim në kohë, në epokën e hipive të viteve ’60 dhe ’70, me dashurinë dhe paqen kudo rreth jush, pa harruar muzikën, sidomos nëse është “Goa trance”, atëhere përgatituni për një përkufizim tjetër të fjalës festë. Të gjithë turistët që gjenden këtu, kanë ardhur me qëllimin e vetëm për të kërcyer në plazhe, nën dritën e hënës, për të pirë pijen lokale që është një liker kokosi dhe për të lënë pas shqetësimet e tyre. Mund të maskoheni, të visheni, të lyheni, të kërceni si një i luajtur mendsh… askush nuk do të befasohet nga kjo!

 

 

 

 

foto 10- mozambik10. Plazhi Tofo, Mozambik
Nëse nuk ju intereson luksi dhe rehatia, Tofo është vendi që bën për ju. Këtu vijnë kryesisht turistë të rinj, sidomos jugafrikanë, që duan të bëjnë Kite surf, të luajnë volejboll dhe të pinë në barin e Dino’s apo rrotull zjarreve në plazh.

 

 

 

 

 

 

foto 11- ibiza11. Cala Jondal. Ibiza, ishujt Balneare
Nëse keni jahtin tuaj, jeni milioner dhe në përgjithësi, jeni mësuar me jetën mondane, atëhere nuk ka nevojë t’ju prezantojmë Cala Jondal, në Ibiza. Për ne të tjerët duhet bërë një hyrje dhe duhet shpjeguar pse ky vend është destinacioni i duhur për verën. Bëhet fjalë për vendin kryesor të festave në ishull, plot bare dhe restorante të cilësisë të lartë, me shije të veçanta gastronomike dhe me koktejle të mrekullueshme për të mirëpritur lindjen e diellit në mëngjes.

 

 

 

 

 

foto 12- brazil12. Plazhi i Kopakabanës, Rio de Zhaneiro, Brazil
Çdo ditë ngjan me një festë gjigande në Kopakabana, që prej festimeve të karnavaleve e deri tek ato frenetike për Vitin e Ri. Pavarësisht nëse keni qenë aty apo jo, pa dyshim, i keni parë shumë herë pamjet e këtij plazhi të famshëm, me vajza me bikini të vogla, trupa të nxirë, ngjyra të forta dhe vizitorë të shumtë. Kur dielli perëndon, fillon një festë e madhe, me kaipirinja që derdhet si lumë, hapësira të pamata dhe me ritmet karakteristike të Rios, që ju ftojnë edhe juve të merrni pjesë në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *