Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pilula që i bën ushtarët më rezistentë

Ilaçet mund të forcojnë rezistencën e ushtarëve në fushën e betejës dhe të parandalojnë çrregullimin e stresit post-traumatik, të shkaktuar nga lufta. Një pilulë, apo një spraj nga hunda mund ta trajtojë këtë lloj stresi, me anë të një substance kimike të quajtur neuropeptide Y (NPY), e cila prodhohet nga truri për t’i ndihmuar njerëzit të përballojnë situata shumë stresuese. Ky ilaç mund t’i bëjë ushtarët edhe më rezistentë në situatat e vështira të luftës. Ai po përpunohet nga shkencëtarët e universitetit të Jejlit në Konektikat dhe të Shkollës së Mjekësisë Mount Sinai, të Nju Jorkut. Ai po testohet te pacientët që vuajnë nga ky lloj stresi dhe rezultatet priten të dalin në pranverën që vjen. Mendohet se një e treta e personave që i mbijetojnë një situate tmerruese (që nga aksidentet rrugore e deri te sulmet ushtarake), vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ilaçi në fjalë mendohet t’i ndihmojë të mbijetuarit ta marrin veten më shpejt nga stresi dhe të kenë më pak frikë e ankth.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeni Zjarr, Ajër apo Tokë?

Next Post

Njerka më vodhi lekët që më la babai

Advertisement