Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam M., me arsim të mesëm, por rri në shtëpi. Dua të njoh një njeri të kaloj jetën me të, të jetë brenda ose jashtë atdheut. Zotëria të jetë shumë i urtë, i sjellshëm dhe me vlera, siç jam edhe vetë. Unë jam 54 vjeçe dhe banoj në Durrës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam Tina, 37 vjeçe, e divorcuar, pa femije. Nuk jam sakate, por me një difekt te padukshem. Jam dorë e bardhë, kërkoj nje djalw per martesë të divorcuar 42 vjeç, te mos ketë femije nga martesa më parë. Të jetë njeri i mirë jo batakci qe ka mendje per budallallwqe. Të  mos jetë sakat po me ndonje difekt te padukshem. Nëse ka ndonje djalë per mua vetem per martesë dhe me këto kushte te lërë nr. telefoni në gazetë dhe do t’ju lutesha shumë jo tallje vetëm për martesë.

Përshëndetje, jam një zonjë e re nga Vlora, kam humbur lidhjet me një person me emrin Alban nga Durrësi që është 42 vjeç. Nëse ka ndonjë numër telefoni, lëreni në gazetë, ju lutem. Faleminderit.

Advertisement

Jam nje 52 vjecare e divorcuar, pa femije. Nuk ndihem mire ne Shqiperi dhe dua te largohem jashte. Kush zoteri apo zonje mund te me ndihmoje të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Përshëndetje. Unë jam një zonjë nga Jugu, por me banim në Tiranë. Kërkoj të njoh një zotëri mosha 30-40 vjeç, të dijë të respektojë një femër. Nuk jam materialiste nuk kam nevojë për para, nuk po dal për tu prostituar, por kërkoj një burrë që ti dhurojmë njëri-tjetrit dashurinë, ngrohtësinë dhe respektin e munguar. Unë jam 30 vjeç, me arsim të lartë, e bukur. Zotëria të jetë i arsimuar, serioz dhe simpatik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jemi dy shoqe nga Shqipëria e Mesme, të divorcuara Suela, 37 vjeçe pa fëmijë, dhe Rina 42 vjeçe me fëmijë. Kërkojmë vetëm për martesë zotërinj nga mosha 42-50 vjeç, të divorcuar të mos kenë fëmijë, të jenë dorë e bardhë, emigrant ose në punë, jo mashtrues se as ne nuk jemi. Me pak fjalë kërkojmë burrë me kalu jetën jo kohën, të jenë serioz, dhe të kenë vetëm qëllime serioze martesore. Kush plotëson kushtet të lërë numër telefoni në gazetë. Ju lutem mos u tallni.

Jam Belisa me banim në Tiranë e divorcuar në mardhënie pune. Jam 39 vjeçe myslimane dua një person për martesë me banim në Tiranë, dhe të jetë i ndershëm, simpatik nga mosha 38-46 vjeç, dua që mesazhin tim ta lexojnë dhe emigrantët në Greqi pasi kam kaluar një pjesë jete në Greqi. Ju lutem pres përgjigje vetëm nga personat serioz nga mosha 46 vjeç e lart.

Përshëndetje! Jam Melisa 50 vjece nga Jugu por banuse në Tirane ndoshta edhe mua Zoti më jep nje mundesi per nje zoteri per te kaluar nje jete te lumtur. Jam e interesuar për një lidhje serioze me nje zoteri nga mosha 53 deri 55 vjeç, të jetë i rregullt per te krijuar nje familje ku te ketë dashurine, siqeritetin, besnikerinë dhe mirëkuptim. Të mos te jete gënjeshtar, mashtrues, pijanec, pra te jete i rregullt nga te gjitha drejtimet sic jam edhe vete. Zoteria do te gjeje tek mua jo vetem nje grua por edhe nje shoqe per gjithe jeten. Pres telefonata jo nga Shqiperia, por dhe nga Diaspora, Greqia apo Italia. Kush e gjen veten ne kete mesash le të lënë numrin e telefonit në gazetë për komunikim. Ju faleminderit.

Jam një zonje nga Fieri 46 vjeçe, jam e mire e pak me shendet, simpatike dhe serioze. Por jeta ime ka qene e vuajtur dhe me burrin që e kam sdo tja dije për asgjë. Kerkoj nje zoteri te mire që më kupton jo nga ata qe tallen. Te me ndihmoj se jam ne gjendje te keqe nga ekonomia te me ndihmojë. Dhe unë do ti fal dashurine time qe nuk ja kam dhene burrit. Ju lutem mos u tallni ata persona që nuk e ndjejnë të më ndimojne mos te shkuajn fare se nuk jam për tu tallur. Ju lutem me doren në zemer jam shume e mire. Zoteria te lere numrin e telefomit në gazetë. Me respekt Aida.

Përshëndetje une jam nje zonje nga Jugu, e divorcuar, 40 vjece, nuk kam femije, dhe mundesite per te lindur me mbaruan, kerkoj nje person te jete i ve, ose i divorcuar per te kaluar jeten, kush deshiron, te lere numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.

Përshëndetje, jam Stela me banim në Tiranë dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një ldihje serioze me një person që të jetë me trup të rregullt, simpatik, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.

Jam X grua me arsim të mesëm, por rri në shtëpi bashkë me fëmijët. Kërkoj një njeri të mirë që të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike. Jam 54 vjeçe dhe jetoj vetëm, me fëmijët e mij. Kush është i interesuar të më kthejë përgjigje në gazetë ose celular, por të më thotë numrin e saktë dhe jo anonim, se nuk i përgjigjem. Preferoj një njeri që të jetë brenda ose jashtë atdheut.

Përshëndetje, jam një zonje 42 vjeçe e divorcuar jo per fajin tim, shumë e vuajtur nga cdo pike e jetes se saj, simpatike me trup te rregullt dhe me nje shpirt shum te mirë. Kërkoj ngrohtesin e nje bashkeshorti, pasi dua ta kem ne krah për tërë jeten i garantoj gjithcka qe me kerkon vec te jetoj dhe unë si cdo femer, te ma ngopi një her barkun me buke pasi nuk e tregoj veten qe jam e tille e ne atë shtrese, por ja qe qendron e verteta. Ku sot dhe kesaj dite unë laj rroba me dore. Personi qe do lexoj kete sms do ti rrahi zemra e tij, por mbi te gjitha te jete njeri me llogjik larg cdo vesi te keq, mosha maksimumi 50 vjeç, te jetë 1.70 gjatesia, te ketë zanat dhe shtepin e tij.

Jam nje zonjë nga X qytet 42 vjeçe e divorcuar jo per fajin tim, shumë e rregullt si femer, jeta vazhdon ku vetmia më ka stresuar pasi kam nevoje të kem nje mbeshtetje dhe te me mbrojë nje mashkull qe do ta dua perjetë. Kërkoj qe personi te ketë punë dhe shtepiat e tij, te jet i gjat dhe i mbushur pak. Do jesh krenar duke me pasur mua ne krah nje femer te tillë. Të jeni nga qyteti jo shumë  larg El. Dr. ose Tiranës. Më bej te lumtur e do te dhuroj dashuri, respekt dhe te garantoj besnikeri. Pres përgjigje në gazetë. Ju mirëpres.

Jam Besmira nga Tirana shumë e rregullt dhe e mbajtur dhe e kompletuar në çdo drejtim e punësuar në shtet. Jam e interesuar për një lidhje serioze me një person mosha 52-57 vjeç, të jetë i sinqertë, i paraqitshëm dhe i kompletuar larg alkolit dhe bixhozit. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Jam një zonjë e divorcuar me dy vajza, dua të lidhem me një preson të mirë dhe familjar për lidhje martesore. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për kontakt.

Përshëndetje, une jam Ina nga Vlora, jam 40 vjece, e divorcuar por pa femije, kerkoj nje person per nje lidhje serioze dhe te rregullt, te moshes 40-50 vjec, le te kete qene me perpara i martuar ose dhe i ve. Une jam nje zonje shumë e ndershme, shume e sjellshme, shume e kulturuar, kush deshiron të lërë numër telefoni. Ju mirpret Ina.

Përshëndetje jam Ola 23 vjece nga Tirana, kerkoj një lidhje sekrete me një zotëri qe te dijë te vlersoje një femer. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për të kontaktuar.

Jam një vajzë nga rrethinat e Durrësit 32 vjeç, me defekt fizik, jam shtëpiake e thjeshtë, jo e lumtur shpirtërisht, mora guxim ta provoj fatin në këtë mënyrë, kërkoj një djalë për martesë, kështu siç jam dhe vetë mosha 34-42 vjeç. Ju lutem jo tallje, sepse jam natyrë e ndjeshmë. Nëse ka të interesuar ta lëri numrin në gazetë, ju falenderoj për mirëkuptimin.

Përshendetje! Jam X, beqare një vajzë serioze, shume korrekte dhe me shkolle të lartë. Dëshiroj të lidhem me nje person vetëm për qëllime serioze. Kërkoj që personi të jetë katolik, shumë korrekt që jeton e punon në Tiranë nga mosha 37-44 vjeç. Ai që është i interesuar e theksoj vetëm per qellime serioze të lërë nr. e cel. ne gazetë për komunikim. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (12) View Comments (12)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Noizy dhe Blerim Destani bashkëpunojnë…..në biznes!

Next Post

Tokën e kërcënon një stuhi e fuqishme manjetike

Advertisement