– A ka ndonjë lloj solucioni, përveç qumështit, që e kthen në përdorim një rimel sysh i cili është tharë ose është drejt mbarimit? Unë i harroj shpesh hapur rimelet dhe më thahen, por më vjen keq t’i hedh kur e shoh që nuk ka mbaruar…
– Siç e keni përmendur edhe ju, qumështi është një produkt që ndihmon në zgjatjen e kohës së përdorimit të rimelit. Nëse e keni në mbarim, mjafton t’i hidhni një pikë qumësht dhe përdorimi i tij zgjat akoma për ca kohë. Nëse produkti brenda rimelit është tharë, ka edhe një zgjidhje tjetër shumë të mirë dhe me efekt edhe në forcimin e qerpikëve. Mjafton t’i hidhni rimelit dy pika vaj bajameje dhe trazojeni mirë furçën në të. Kjo do të bëjë që produkti brenda të shkrihet dhe të përdoret sërish. Gjithashtu, qerpikët do të duken akoma më të shndritshëm dhe të bukur.