– Nuk di nga ta nis e si të veproj, jam vërtetë në hall të madh. Motra ime është e fejuar prej 2 vjetësh me djalin që dashuronte që në kohën kur ishte në Universitet. Dukej një djalë shumë i mirë dhe i dhënë pas motrës time dhe jo vetëm motra por dhe familja jonë e do shumë, sepse është kavalier, ka humor dhe në gjëndje të mirë dhe duket që e donte motrën time. Por unë personalisht jam shumë e trishtuar, dhe po më ikën mendja, sepse i fejuari i mtorës time ka disa muaj që më ka shprehur dashurinë, dhe më thotë që jam i çmendur pas teje. Jam zënë aq keq me të dhe e kam kërcënuar që do ti them motrës, dhe ai thotë se kam problem thuaji, sepse unë rrij me të pasi dua të të shoh ty. Unë nuk e dua, përkundrazi e urrej dhe më duket e tmerrshme dhe e absurde shprehja e ndjenjave të tij. Motra e do shumë, dhe nuk di si të veproj ti them motrës të vërtetën, apo të hesht dhe të mbaj sa më shumë distancë nga i fejuari i motrës, dhe pse më vjen ta vras. Kam friken e motrës se mos më bie në depresion, e di që po të flas do bëhen lëmsh gjërat, nuk di aspak si të veproj, ndaj doja ta ndaja me ju për të ditur mendimin tuaj, si do të vepronit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *